Opozita dyshon se Kurti mund të negociojë zbatimin e Planit të BE-së për dialogun
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 11 March 2023
Dy partitë opozitare në Kosovë, PDK dhe LDK dyshojnë se kryeministri Albin Kurti mund të imponojë apo negociojë diçka në udhërrëfyesin e zbatimit të planit të Bashkimit Evropian për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Një ditë pas qëndrimit në Kosovë të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ku takoi edhe krerët opozitarë, zyrtarë të lartë të këtyre partive thonë për KosovaPress se Kurti është pajtuar me çdo gjë në atë plan dhe mbetet vetëm çështje ditësh nënshkrimi i marrëveshjes, bashkë me aneksin e zbatimit. Sipas tyre, i vetmi negocim do të jetë data e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë për KosovaPress se kryeministrit Kurti i ka mbetur të shkojë vetëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pasi konsideron se ai është pajtuar me gjithçka çka ka ai plan, përfshirë edhe zbatimin e tij.
“Kryeministri tashmë është pajtuar me çdo gjë në atë plan dhe vetëm është çështje ditësh se kurdo të mbahet ceremonia e nënshkrimit”, thotë ajo.
Më kritikues karshi kryeministrit Kurti është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai është pesimist se Kurti do të shtyjë përpara agjendën e tij sa i për ketë aneksit të planit të Bashkimit Evropian.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, thotë se Kurti e ka degraduar dialogun dhe i vetmi negocim që do të bëhet do të jetë modaliteti për statusin e Kishës Ortodokse dhe vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, të përfshira në pikën shtatë të planit të BE-së.
“Këta qeveritarët që i kemi nuk janë në gjendje të negociojnë asgjë, të imponojnë apo çojnë parapara asgjë nga ana e tyre. Ky draft që është dakorduar në Bruksel është në qarkullim në medie dhe publik që nga shtatori i vitit të kaluar. Na është thënë në Kuvend nga kryeministri se plani që i është propozuar nga ndërmjetësi nuk është plan ‘merre ose lere’, por duhet të negociohet. Në fund erdhi në pikën që prapë para Kuvendit tha se ai është plani i vetëm i panegociueshëm që duhet të pranohet nga shteti i Kosovës. Këta nuk janë në gjendje të negociojnë asnjë gjë… Çfarë degradimi ky është i procesit që tash dialogu të bartet në Shkup dhe bartet vetëm me negociuar datën se kur themelohet Asociacioni edhe këtë statusin e veçantë të kishës ortodokse serbe ose modalitetet e vetë menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, thekson Hoti.
Në anën tjetër, zyrtarë qeveritarë nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me negocimin për zbatimin e planit të BE-së për dialogun dhe mundësitë që ai të nënshkruhet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.
Kurse, njohësi i procesit të dialogut, profesori universitar në Britani të Madhe, Seb Bytqyi, thotë se Kosova e ka komoditetin që të negociojë më ashpër sa i përket aneksit të marrëveshjes me Serbinë.
Sipas tij, plani i BE-së për dialogun për Serbinë nuk ka kthim prapa dhe kjo i jep Kosovës më shumë hapësirë për negociata edhe rreth Asociacionit.
“Tek aneksi mund të arrihet një pajtim që ka të bëjë për implementimin e marrëveshjes brenda disa javëve apo mund të zgjatet edhe për disa muaj. Tash Kosova është në një pozitë më komode ku është arritur pajtimi për planin në përgjithësi që nënkupton njohjen de-facto nga Serbia. Gjithashtu kjo nënkupton edhe se nuk mund të ketë kthim prapa për Serbinë. Kjo ia jep Kosovës një komoditet që të negociojë më ashpër sa i përket aneksit të implementimit ku përfshihen edhe çështjes që kanë të bëjnë me Asociacionin”, deklaron ai.
Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Pas takimeve me krerët e shtetit, ai tha se janë përmbushur pritshmëritë e tij nga pala kosovare për zbatimin e planit të BE-së për dialogun.
Ai në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë edhe në Beograd për të parë perspektivën e tyre për planin e BE-së.
Më 18 mars në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut, ku pritet të diskutohet plani i BE-së për dialogun dhe aneksi për zbatimin e tij. /kp/
Të tjera
-
Ndërpritet seanca për sụlmin në Banjskë, vazhdon me 9 tetor
Sot seanca e cila ishte caktuar për shqyrtimin fillestar lidhur me rastin e s...
-
“Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinọni para derës së tij” – çfarë deshi të thotë Hovenier me këtë shprehje?
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka mbajtur sot një fjalim në Samitin e ...
-
Djegiạ e vilës së deputetit Bajqinovci, deklarohen nga Prokuroria
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur hetimet për djegi...
-
Gjykata do t’i drejtohet Supremes për t’a vërtetuar se a mund të nis gjykimi në mungesë kundër Radojiçiqit dhe të arratisurve të tjerë
Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë është ve...
-
Rohde kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të b...
-
“Perëndimi po armatos Kosovën”, Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA
Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA! Ishte ky mesazhi që përcolli n...
-
Hovenier me thirrje për Kosovën dhe Serbinë: Merreni seriozisht dialogun
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka mbajtur sot një fjalim në Samitin e...
-
Sulm i armatosur drejt zyrave të fushatës së Kamala Harris, zbulohen detajet nga ngjarja në mesnatë
Të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë shënuar drejt zyrës së fushatës zgj...
-
Reagon deputeti Bajqinovci pasi dikush ia dọgji vilen në bjeshkë, shpreson që hetimet ta zbardhin të vërtetën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas rastit të...
-
Nëna i raporton djemtë për posedim të thikạvẹ
Të martën një nënë i ka raportuar në polici dy djemtë e saj për posedim të th...
-
“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, shkeli rëndë detyrat e punës
Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot është larguar përkohësisht nga...
-
Aksident mes dy veturave tek “Menza e Studentëve” në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në mes të dy veturave tek “...