Lajme

Murati: Kur kryeministri thotë “kurrë”, askush nuk e merr seriozisht

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 10 March 2023

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, duke folur për deklaratat e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se kurrë nuk do të ndodhë shkëmbimi i territoreve, ka thënë se këto ‘kurrë’ të tij nuk i merr askush seriozisht.

Murati ka thënë se konstantja e kryeministrit është ndryshimi.

“Kryeministri me këto kurrë, s’e merr më kush seriozisht. Konstantja e tij është ndryshimi, nëse diçka ka konstant në qëndrimet e tij”, tha Murati në Tëvë1.

-Advertisement-

Ai ka përmendur të kaluarën e Kurtit, kur ka deklaruar se i kundërshton bisedimet me Serbinë.

“Ne nuk mund ta injorojmë faktin që kryeministri Kurti ka ardhë në qeveri, me një histori të kundërshtimit të tërësishëm të bisedimeve , pastaj të ndryshimit gradualisht, por çdoherë me kushte të rënde për bisedimet e tij dhe tash kur erdh në pushtet vazhdon të thotë nuk e kam prioritet, thoshte e kam prioritet 6-7”, deklaroi Murati.

Sipas tij, çdo kryeministër i Kosovës është detyruar që prioritet t’i ketë bisedimet, për shkak të kontekstit ndërkombëtar.

“Çdo kryeministër i Kosovës prej vitit 2011 e deri tash, në momentin që ka hy në derë të kryeministrisë, prioritet ka qenë bisedimet, jo për shkak të tij, por për shkak të kontekstit ndërkombëtar, këtë kontest e ka bë me urgjencë edhe lufta në Ukrainë, dhe ne në vend që të kishim një kryeministër, i cili thotë unë do ta trajtoj me seriozitet do të kem projekte, ai {Kurti} i ka shkuar një vit, dy, duke ik, duke vendosur kushte të cilave nuk ju ka qëndruar asnjëherë, duke dërguar libra të historisë në Bruksel, situata deri në groteske, por asnjëherë në funksion të zgjidhjes së problemit”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera