Lajme

Djali sulmon babanë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 09 March 2023

Një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar nga djali i tij. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është arrestuar.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

-Advertisement-

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera