Ky është serbi i arrestuar dje për krime lufte në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 08 March 2023
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një serb.
Demokracia.com mëson se bëhet fjalë për serbin Zlatan Arsiç, 45 vjeçar, nga fshati Hajnoc i Kamenicës. Arsiç u arrestua në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Për çfare dyshohet Arsiç?
Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se Zlatan Arsç dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokolleve shtesë.
Po ashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Z.A., gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ia ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.
Të tjera
-
Macron e Biden marrin pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi
Një ceremoni zyrtare u mbajt sot në Colleville-sur-Mer për të përkujtuar 80-v...
-
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
Presidenti i UNI-Universum International College, z. Alejtin Berisha, ka qenë...
-
Nis procesi zgjedhor për Parlamentin e ri Europian
Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë p...
-
Haradinaj: VV i bashkoi votat me Listën Serbe kundër kategorive të luftës, Kurti t’ua pagat e kategorive të lirisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Maqedonci merr pjesë në shënimin e 210-vjetorit të krijimit të trupës së karabinierëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 2...
-
Angazhimi i ekspertëve për hetim në MPJD, përplasë pozitën e opozitën
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies ...
-
Mitrovica nderon dëshmorët
Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, drejtu...
-
Tony Blair i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 10 qershor
Në fillim të javës së ardhshme ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta v...
-
LAJMI I FUNDIT: Bashkëshortja e Millan Radojiçiqit po intervistohet në polici
Ema Radojiçiq, bashkëshortja e Millan Radojiçiqit, ndodhet në stacionin e pol...
-
Azemi: Pas shumë përpjekjeve, nga ky muaj rriten pagat për 100 euro
Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, njofton se nga 1 qersh...
-
Dallavere me rekrutimin e mjekëve, aktakuzë kundër dy zyrtarëve të Prizrenit
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.G....
-
Arben Gashi i LDK-së: Kurti po i bën dëme të mëdha Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka...