Vdes nga rrëzimi i avionit, ish-zyrtarja amerikane që ia mundësoi Kosovës fondet milionëshe
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 07 March 2023
Ish-zyrtarja amerikane në Shtëpinë e Bardhë, Dana Hyde, njëherësh edhe ish-shefe ekzekutive e programit MCC, ka vdekur pasi avioni me të cilin po udhëtonte u rrëzua në New England.
Sipas Washington Post, Hyde, 55 vjeçare, po fluturonte me burrin e saj dhe një nga djemtë e saj në një avion dhe as të afërmit e saj dhe as dy anëtarët e ekuipazhit të fluturimit nuk u lënduan, sipas kompanisë dhe Administratës Federale të Aviacionit.
Hyde u dërgua në një spital në Hartford, Conn., pasi avioni Bombardier, i nisur nga Keene, N.H., në Aeroportin Ekzekutiv Leesburg në Virxhinia, bëri një ulje emergjente, tha Policia e Shtetit të Connecticut. Incidenti po hetohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.
Më 2015-ën, Hyde e pati përfshirë Kosovën në MCC që të përfitojë nga granti i saj. Këtë e pati njoftuar ish-presidentja, Atifete Jahjaga,
Lidhur me vdekjen e saj ka reaguar edhe ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, i cili shprehu ngushëllime familjes së Hyde dhe miqve të saj.
“Lajm tragjik. Dana ishte shefe ekzekutive e MCC kur Kosova u kualifikua për herë të parë për mbështetje nga fondi. E kam takuar disa herë dhe ka bashkëpunuar ngushtë me presidenten Atifete Jahjaga dhe ekipin tonë në Qeveri për të siguruar që Kosova t’i përfitojë këto fonde”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Majorja Manushaqe Nura largohet nga ushtria: FSK-ja do të mbetet shtëpia ime e dytë
Manushaqe Nura është përshëndetur sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Epr...
-
Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Pri...
-
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në...
-
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris përgatisin ekipet ligjore në rast të kontestimeve të rezultatit
Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Sht...
-
Elezi: Procesi i përgatitjes për zgjedhjet e 9 shkurtit sipas planit
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me procedurat përgatitore për zgjedhjet...
-
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit t...
-
Haradinaj tregon se kur do të jetë fundi i tij në politikë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rr...
-
BE-ja, Koreja e Jugut kërkojnë largimin e trupave koreano-veriore nga Rusia
Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian dënuan furnizimin e Moskës me armë nga K...
-
Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të...
-
Kurti: Përveç Serbisë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose janë pjesë e NATO-s ose e kanë NATO-n brenda tyre
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e ...
-
Haradinaj: Akuzat ndaj shqiptarëve në Hagë janë të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza e të ngarkuara politikisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Tahiri: Tri dekada Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka kujtuar...