Kurti: Adem Jashari është gjallë edhe sot
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/03/kurti-696x374-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:05 | 05 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari ka thënë se përvjetori i parë i kësaj ngjarje ishte shënuar me moton “Ai është gjallë”, “përpara se të vinte prapë marsi dhe kjo ceremoni të bëhej e përvjetshme dhe të shënohej me emrin “Epopeja e UÇK-së”.
“Në këtë 25 vjetor të Epopesë të UÇK-së le të kujtojmë fillet e kësaj tradite përkujtimore të nisur me 5, 6 dhe 7 mars të vititi 1999, kur ushtarët e UÇK-së për herë të parë thanë “Ai është gjallë”, ka thënë Kurti.
“Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot, veçanërisht te ju ushtarët e FSK-së”.
Në këtë ceremoni përkujtimore, Kurti ka folur folur dhe për ushtarët, oficerët dhe nënoficerët e FSK-së.
“Sa here që e veshni uniformën tuaj mos harroni që po e mbani një uniformë të prejardhur nga uniforma e Adem Jasharit, kryekomandtit të UÇK-së”, ka theksuar Kurti.
“Ishte kjo luftë që jo vetëm na çliroi nga pushtuesi dhe okupatori dhe më pas na solli shtetin e Republikën, por dhe ajo që na krijoi hapësirën për të jetuar në liri dhe na hapi rrugën të krijojmë institucionet demokratike e të qëndrueshme. Kështu nga një popull i pushtuar nga shekulli i kalur, në këtë shekull jemi bërë shoqëri moderne që respekton të drejtat e njeriut, dhe që qdo ditë është duke u bërë më përparimtar”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Këtë të diel janë bërë 25 vjet nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.
Sulmin e gjerë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Serbia e kishte koncentruar në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.
Ngjarja e fillimit të marsit të vitit 1998 ishte e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit, duke ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore, e kjo kishte lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.
Më 5 mars të këtij viti bëhen 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuara nga forcat paramilitare serbe që nga viti 1991 deri më 1998. Synimi i tyre ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën ishin duke ia bërë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/1.jpg)
Të tjera
-
Koci: Spekulimet po e pengojnë rikthimin e trupit të Faton Hajrizit
Avokati Arianit Koci ka shprehur shqetësimin e tij se spekulimet në vend lidh...
-
Mushkolaj: Osmani thotë se s’duhet rrezikuar jeta e gazetarëve nga askush, ndërsa nuk i dëgjohej zëri kur bashkëshorti i saj i sulmonte mediat
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se presidentja Osmani po flet se s...
-
VV publikon një sondazh të ri: 55% e qytetarëve kanë pëlqim për Lëvizjen Vetëvendosje
Derisa sot u mbajt një takim konsultativ i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani...
-
LDK-ja propozoi 26 janarin datë për zgjedhje, Abdixhiku: Kosovës i duhet qeveri e re që parandalon zhbërjen e shtetit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shtjelluar deta...
-
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një njoftimi ka ftu...
-
Dialog politiko-muzikor, Osmani ia kthen Gërvallës për Llafet: Me kast, me kast mjeshtër i mashtrimeve
Brenda 24 orëve të fundit në skenën e politikës vendore po përmenden këngët e...
-
PDK dhe AAK propozojnë 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ka propozuar 26 janarin si dat...
-
Qeveria deklarohet pse Kurti nuk i shkoi Osmanit në takim: Pati drekë me 21 ambasadorët e akredituar në Kosovë
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka treguar arsyen se pse kryeministri...
-
Krasniqi pas takimit me presidenten: PDK e gatshme për zgjedhje të çfarëdo date
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dhënë detaje nga diskutimet e takimit t...
-
Haradinaj flet pas takimit me Osmanin: Propozova që zgjedhjet të mbahen më 26 janar
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar...
-
Vendimi i Gjykatës, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut: Dënimi është i ulët, si familje jemi demoralizuar
Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu që u vra mizorisht...
-
Konjufca s’u lejua të marrë pjesë në takim, Osmani tregon arsyet pse
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nënkryetari i ...