Vizita e ‘sinkronizuar’ me takimin në Bruksel, kë e takoi në SHBA delegacioni nga Lugina
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/03/23.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:20 | 04 March 2023
Qeveria e Kosovës sponzorizoi një vizitë të delegacionit nga Presheva për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëllimi i të cilit ishte lobimi për përmirësimin e pozitës së tyre, duke shfrytëzuar momentumin e krijuar me dialogun Kosovë-Serbi.
Delegacioni i përbërë nga deputeti shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi, Ardita Sinani e Ragmi Mustafi, Flora Ferati, Nagip Arifi e Ragmi Mustafën, për herë të parë pati mundësinë që t’i drejtohet Senatit amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.
Shkuarja e tyre u sinkronizua me dialogun në Bruksel. Kamberi njoftoi se po nisen drejt SHBA’së të dielën e kaluar kur Kurti ndodhej në Bruksel, një ditë para se ta pranonte propozimin europian. Prandaj, Kamberi vlerëson se faza e re në të cilën po hyn çështja e pakicave në Ballkan është mundësi e mirë për trajtimin simetrik të pozitave të tyre gjithandej.
Ai tha se qëllimi i vizitës është gjendja e vështirësuar e shqiptarëve në Serbi dhe përpjekja e tyre për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.
“Barazia dhe të drejtat tona kolektive do të jenë temë e jona edhe në Washington e kërkesë e jona edhe ndaj Brukselit e kryeqendrave tjera europiane”, paralajmëroi Kamberi para se të niste delegacioni takimet me zyrtarët amerikanë.
Takimi i parë i delegacionit shqiptar të Luginës ishte me senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters.
“Brifing për Luginën në Senatin e SHBA, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni Ernst dhe Senatorit Gary Peters, bashkëkryesues të Grupit për çështje Shqiptare në Senat”, ka njoftuar Kamberi.
Pas takimeve, Kamberi doli me një deklaratë dhe tregoi se ka folur për të drejtat kolektive të shqiptarëve të Luginës dhe kërkesat që ia kanë adresuar senatorëve.
“Kemi kërkuar nga senatorët e nderuar që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së, por njëkohësisht të jemi pjesë e dialogut Kosovë-Serbi në mënyrë që të trajtohen të gjitha çështjen problematike”.
Kamberi shprehi optimizëm që këto takime të japin efektet e tyre në dhënien e një perspektive tjetër për qytetarët e Luginës.
Ndalesa tjetër e Kamberit ishte me senatoren Ernst dhe kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes.
“Sot takuam Senatoren Joni Ernst, bashkëkryesuese e Grupit për Çështje Shqiptare në Senat, poashtu edhe Kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes, bashkëkryesuesë të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve”.
Kamberi tha se përpos zyrtarëve, u takua në Universitetin John Hopkins edhe me ekspertin për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, drejtor i Institutit për Politikë të Jashtme.
Në ditën pasuese, delegacioni u takua me kryetarin e Komitetit për politikë të jashtme, Senatorin nga New Jersey, Robert Menendez.
Takimin i fundit në Washington DC për shqiptarët e Luginës ishte një bisedë me Everett Price, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Siguri e Bashkëpunim në Evropë / US Helsinki Commission.
Ndërkaq, në New York, në selinë e OKB-së, delegacioni u takua me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, James Turpin.
“Vizitën në SHBA e mbyllëm me të palodhshmin Joe Dio Guardin dhe anëtarët e Ligës qytetare”, tha Kamberi.
Pas vizitës, Kamberi ka paralajmëruar një konference për media për të njoftuar për ecurinë e angazhimit tonë politik.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/sami1.jpg)
Të tjera
-
Pamje nga vendi i ngjarjes ku po dyshohet se Faton Hajrizi vrấu një polic serb dhe plagosi një tjetër
Mbrëmë sipas mediave serbe ndodhi një sulm në Lloznicë pas një kontrolli që p...
-
Moska paralajmëron perëndimin: Nuk përjashtojmë raketat bërthamore, nëse raketat amerikane vendosen në Gjermani
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov tha se ai nuk e përjashton mund...
-
Osmani para hyrjes në Samitin e liderëve: Kosova storie suksesi, shembull për demokracinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot nga Kryeministri i ri i Mbret...
-
Fillojnë rrebeshet e shiut dhe freskia në disa zona të Kosovës
Më disa vise të Republikës së Kosovës kemi zhvillime këto momente dhe sistemi...
-
Osmani pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar
Presidentja Vjosa Osmani është pritu nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkua...
-
Shteti ua lë në dorë OJQ-ve fetare disa shërbime në shëndetësi e arsim
Rreth 15 milionë euro ua kanë dhënë institucionet publike dy organizatave joq...
-
Osmani nga Britania: Do të takohem me njerëzit që dhanë kontribut në pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ko...
-
“450 euro për ta dërguar në Loznicë”, taksisti që e transportoi Faton Hajrizin dëshmon para Policisë serbe
Taksisti i cili e ka transportuar për në Loznicë, Faton Hajrizin, është arres...
-
Daçiq: Ende po përcaktohet nëse Artan Hajrizi apo i vëllai qëlluan policët, po hetojmë se kush e mori nga Presheva autorin
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha sot se po përcaktohet nëse a...
-
Pamjet e fundit nga pika kufitare në Serbi, mërgimtarët e shmangin komplet kufirin e Merdares
Pika kufitare në Merdare është një nga pikat më të frekuentuara ku mërgimtarë...
-
Eksperti i sigurisë: Mërgimtarët ta shmangin kalimin nëpër Serbi
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka deklaruar se mërgimtarët duhet ta shma...
-
Mandati i dytë në krye të KE, Von der Leyen: Zgjerimi i Bashkimit Europian, prioritet absolut!
Në pritje të zyrtarizimit në krye të Komisionit Europian për një mandate të d...