Shkon në 57 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Greqi

Autori: Gazeta inFokus
21:13 | 02 March 2023
Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave më 1 mars në Greqi është rritur në 57, raporton BBC.
Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë edhe mbi 100 tjerë plagosur.
Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”. Ai tha se ai kishte bërë “çdo përpjekje” për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Greqisë, që sipas tij, “nuk nuk i përshtatet shekullit të 21-të”.
Ekipet e shpëtimit kërkuan deri në orët e vona të së mërkurës për të mbijetuar mes rrënojave të trenave, në atë që tashmë konsiderohet si përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e vendit.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e quajti përplasjen e trenit të pasagjerëve dhe një treni mallrash “një aksident të tmerrshëm hekurudhor pa precedent në vendin tonë” dhe u zotua për një hetim të plotë dhe të pavarur.
Ai tha se duket se përplasja ishte “kryesisht për shkak të një gabimi tragjik njerëzor”, por nuk dha hollësi.
Autoritetet greke arrestuan drejtuesin e stacionit të trenit në qytetin e Larisës. Ata nuk e publikuan emrin e këtij personi apo arsyen e arrestimit, por drejtuesi i stacionit është përgjegjës për trafikun hekurudhor në atë pjesë të shinave.
Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut. Shumë prej udhëtarëve ishihn studentë që ktheheshin nga festimet e karnavaleve./rel

Të tjera
-
“Mbyllja e TikTok-ut, akt i papranueshëm”, deputetja e PD-së: Të gjithë në protestë më 15 mars
Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Zhupa, e ka cil...
-
Shtyhet sërish seanca ndaj Berishës
Është shtyrë sërish seanca paraprake për Kryetarin e Partisë Demokratike, Sal...
-
Hekuran Murati kërkon hetime nga Prokuroria për votat me postë: Është abnormale, LDK pati rritje mbi 300%
Deputeti i Zgjedhur i LVV-së, Hekuran Murati ka reaguar në lidhje me votat me...
-
REL/Nga Vullin deri te Bërnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite
“Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare”. Kështu i quajti disa herë deputetë...
-
“Reuters”: Trump mund të dëbojë 240,000 ukrainas
Administrata amerikane po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor...
-
Djali i Unikkatilit provon të kapet fizikisht me dikë në ceremoninë e varrimit të xhaxhait
Një incident raportohet se ka ndodhur menjëherë pas ceremonisë së varrimit të...
-
Mbyllja zyrtare e e TikTok-ut në Shqipëri, Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar edhe zyrtarisht vendimin për mbylljen e TikT...
-
U zgjodh deputet, reagon djali i Jakup Krasniqit
Altin Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Koso...
-
Ambasada gjermane bën thirrje për formim të shpejtë të qeverisë: Partitë të punojnë bashkë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i mbështet qëndrimet e të dërguarit special t...
-
Qeveria merr vendimin, mbyllet TikTok-u
TikTok do të mbyllet në të gjithë territorin shqiptar për 12 muaj. Ky ësht...
-
Unikkatili arrin nga Amerika për varrimin e vëllait në Gurrakoc
Sot i jepet lamtumira e fundit, Mentor Palokajt, 42-vjeçarit i cili u gje...
-
Epopeja e UÇK-së, motoçiklistët parakalojnë në nder të kësaj dite
Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, motoçiklistë nga kl...