Krasniqi: Po të varej nga Kurti, nënshkrimi i marrëveshjes do të ishte çështje ditësh

Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 02 March 2023
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se pas një procesi rreth dy vjeçar në dialog, në mbrëmjen e së hënës u kurorëzuan ato negociata me marrëveshjen e bazuar në propozimin evropian.
“Kjo marrëveshje u pranua me vullnet dhe entuziazëm të plotë nga kryeministri Kurti, dhe duket që nëse dot ë varej prej tij është çështje ditësh edhe nënshkrimi i saj. Çështjet që kjo marrëveshje i përmban hyjnë në kuadrin e çështjeve nga neni 18 paragrafi 1 i kushtetutës ku kërkohet ratifikimi nga ana e Kuvendit me 2/3 e votave”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se lënda e marrëveshjes së nënshkruar trajton çështje tipike politike dhe njëkohësisht ka për qëllim të vendos kinse paqe mes dy vendeve.
“Mjafton përtej kësaj të analizohet teksti i këtij dokumenti. Këtu nuk duhet të drejtohemi nga qëndrimet dallimet partiake politike, por nga interesi i Kosovës se çfarë mund të përfitoi e besa edhe të pësoj”, u shpreh Krasniqi.
Tutje, ai ka thënë se nëse lexohet teksti i këtij dokumenti shihet se Kurti është pajtuar që të kapërcej trashëgimin e së kaluarës.
“Mjafton të analizohet teksti i këtij dokumenti, nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshje, me të cilën Kurti është pajtuar që të kapërcejë të kaluarën e që është shumë e dhimbshme, i bije që ne po e kapërcejmë pa e trajtuar siç kemi kërkuar disa nga këto aspekte. Adresimin e përgjegjësive për krimet e luftës, dëmshpërblimet e luftës, dëmet materiale, kthimin e të mirave materiale të pensioneve të qytetarëve dhe po ashtu të pronës së uzurpuara të tyre…
Unë se kuptoj si mund të ketë pajtueshmëri për të kaluar trashëgiminë e së kaluarës pa i zgjedhur këto çështje fondamentale. E rëndë është edhe fjalia e tretë, ku nga njëra anë përmendet historia, në anën tjetër, palët pajtohen. Statusi i Kosovës është për ne i rëndësishëm”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Të tjera
-
Nesër fillon shenjëzimi i disa rrugëve në Mitrovicën e Veriut
Nesër do të fillojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugë...
-
Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë
Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishti...
-
Daut Haradinaj, kandidati për deputet më i votuar nga koalicioni AAK-NISMA me 26,229 vota
Daut Haradinaj është 2-shi më i votuar i koalicionit AAK-Nisma, duke arritur ...
-
Asnjë ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së përvlefshmerinë e 21 fletëvotimeve
Edhe një ditë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dheParashtresa që 2...
-
“Drejtësia do të triumfojë”; “i ke ble votat me buxhet të shtetit: Votat e diasporës përplasin keq LVV-në dhe LDK-në
Votat e diasporës janë bërë sebep për një përplasje të ashpër të Lëvizjes Vet...
-
IKShPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova
(Radio Evropa e Lirë) – Uji burimor “Rugove” kontrollohet rregullisht në labo...
-
Zvicër: Inflacioni ra në nivelin më të ulët të katër viteve në shkurt
Inflacioni vjetor në Zvicër për muajin shkurt u ul në nivelet më të ulëta që ...
-
Zgjedhjet e fundit: Kurti dhe Konjufca marrin mbështetje të fuqishme nga votat e diasporës dhe vendvotimet e rregullta
Pas përfundimit të numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave të...
-
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme
Shemsi Jashari, analist politik, ka shprehur shqetësim për organizimin e dobë...
-
Ministri i mbrojtjes i BeH: Mendoj se të gjitha problemet në Ballkan po ndodhin falë Vuçiqit dhe Dodikut
Nuk ka shkelje serioze të situatës së sigurisë, as drejtuesit e policisë dhe ...
-
Këta janë deputetët e PDK-së që do të jenë pjesë e Kuvendit
Eugen Cakolli nga KDI ka publikuar listat me emra të kandidatëve që pritet të...
-
Delegacioni kosovar konfirmon heqjen e Kosovës nga agjenda e Komitetit Politik të KiE-së
Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Poli...