Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, vriten civilë dhe dëmtohet infrastruktura

Autori: Gazeta inFokus
09:58 | 02 March 2023
Kievi zyrtar raportoi më 2 mars se Rusia ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Bakhmutit gjatë 24 orëve të fundit, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi mbrojtësit ukrainas në rajonin lindor të Donjeckut.
Për më tepër, zyrtarët rajonalë të Ukrainës deklaruan se granatimet gjatë natës në Zaporizhja kishin vrarë të paktën tre civilë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se kishin zmbrapsur mbi 170 aksione ofensive ruse në lindje dhe verilindje, që është më shumë se dyfishi i numrit krahasuar me 24 orët e mëparshme.
Shumica e sulmeve kishin për cak qytetin e Bakhmutit, por zona të tjera si Lymani, Avdijvka dhe Shakhtarsk ishin gjithashtu në shënjestër.
Ushtria ukrainase konfirmoi se Rusia vazhdoi të përparonte drejt Bakhmutit me synimin për të sulmuar qytetin.
Forcat ruse kanë nisur sulme të shumta të këmbësorisë për të rrethuar dhe shkëputur linjat e furnizimit të Ukrainës. Pavarësisht shkatërrimit të qytetit, dhjetëra mijëra civilë janë ende brenda Bakhmutit.
Ushtria raportoi gjithashtu zjarr artilerie në bregun perëndimor të lumit Dnieper në Kherson, nga i cili forcat ruse ishin tërhequr në nëntor.
Sipas raportit të mëngjesit të Shtabit të Përgjithshëm, sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe të infrastrukturës u raportuan gjithashtu në rajonin verilindor të Kharkivit dhe Poltavas në Ukrainën qendrore, duke plagosur njerëz dhe duke dëmtuar infrastrukturën./REL

Të tjera
-
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, raporton A2 CNN. Ajo d...
-
Tasholli: Kurti ka vendosur të jetë lideri i fundit i tranzicionit politik në vend se të bëhej ai që do të na nxirrte nga llomi provincial
Analisti, Ismail Tasholli thotë se kryeministri Albin Kurti ka vendosur të je...
-
Dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit
Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar se është dorëzuar në komisari...
-
U ndal për kafe, kosovari bleu një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të
Kosovari 26-vjeçar Albin Kryeziu, i cili punon për një kompani ndërtimore, ki...
-
Evropa tenton ta kthejë momentumin për Ukrainën pas një jave plot tension në diplomaci
Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën n...
-
Vdes i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu
Ka vdekur i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu. Lajmi është bë...
-
PZAP sot shkon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kjo është arsyeja
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të zbarkojë në Qendrën e Numëri...
-
Sali Berisha paraqitet në SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak minuta...
-
Muharremi: Sipas trendit aktual të votave të diasporës, kështu do të ndahen ulëset në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave me postë. Akt...
-
Abdixhiku falenderon mërgatën: Nuk arritëm rezultatin e menduar por LDK është partia me rritjen më të madhe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falenderuar di...
-
Gruaja në Veri raporton se partneri ia mori dokumentet personale të saj dhe vajzës së tyre
Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se dyshon që burri me të cilin k...
-
Djali në Gjakovë e bën për spital babanë e tij
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht b...