Parlamenti hungarez debaton për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Autori: Gazeta inFokus
20:13 | 01 March 2023
Ligjvënësit hungarezë më 1 mars kanë nisur debatin lidhur me aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Partia në pushtet ka shprehur shqetësime para votimit për këtë çështje, që do të mbahet gjatë këtij muaji.
Votimi në Parlament ishte paraparë të zhvillohet më 6-9 mars, por në ueb-faqen e Parlamentit hungarez të mërkurën u tha se votimi do të mbahet më 20 mars, si datë më e hershme.
Qeveria hungareze së fundmi ka lënë të kuptohet se mund të shtyjë votimin për ratifikimin e aplikimit të dy shteteve për në pjesën e dytë të muajit mars.
Turqia dhe Hungaria janë anëtaret e vetme të NATO-s që ende nuk kanë ratifikuar aplikimet e dy shteteve nordike, në mënyrë që ato të mund të bëhen anëtare të aleancës ushtarake perëndimore.
Një takim midis delegacioneve parlamentare hungareze dhe suedeze “për të qartësuar shqetësimet e deputetëve [hungarezë] lidhur me ratifikimin e pranimit në NATO” pritet të mbahet në javët në vijim, tha më 28 shkurt ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
“Deputetët nuk janë shumë entuziastë”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, teksa shprehu shqetësimet e tij për këtë çështje gjatë një interviste dhënë javën e kaluar.
Opozita hungareze vazhdimisht ka akuzuar partinë e Orbanit, Fidesz, se po e zvarrit procesin e ratifikimit.
Me partnerin e koalicionit, KDNP, Fidesz ka dy të tretat e shumicës në Parlament.
Disa deputetë kanë shprehur shqetësime se kufiri që Rusia dhe Finlanda ndajnë – që është i gjatë 1.300 kilometra – mund të paraqesë “një potencial të madh për luftë”, tha Orban.
Gjatë fjalimit në debatin parlamentar, deputetja opozitare, Agnes Vadai, tha se Fidesz po zhvillon debat të brendshëm si taktikë për të vonuar edhe më shumë ratifikimin.
Orban, aleat i ngushtë i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur raporte me Moskën pavarësisht se Rusia ka pushtuar Ukrainën.
Përderisa Orban e ka dënuar agresionin rus, ai ka refuzuar që ta kritikojë presidentin rus, Vladimir Putin.
Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika prej dekadash e mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në majin e vitit të kaluar, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Turqia deri më tani nuk ka ratifikuar pranimin e këtyre dy shteteve në NATO, por ka lënë të kuptohet se është e gatshme që të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore./REL

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta, ku nuk pë...
-
Defekt në furnizim, mbesin pa ujë pesë rrugë në Prishtinë
Pesë rrugë kanë mbetur pa ujë sonte, për shkak të një defekti në gypin e ujit...
-
Nesër fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë se nesër më 26 shkurt do të fil...
-
Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papës vazhdon të jetë kritike
Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë ...
-
Qytetarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës: Nuk e di se si do t’ia dalim…
Me afrimin e marsit, nisin edhe shqetësimet për shtrenjtimin e mundshëm të rr...
-
“Pasojat e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve në KEK”- Dakaj tregon pse qytetarët do ta paguajnë koston e shtrejtimit të rrymës
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka reaguar pas paralajmërimeve se çmimi i rrymës pri...
-
Bie lifti te një banesë te “Rruga B”
Raportohet se një lift ka rënë poshtë në një bllok banesor në rrugën “B” ...
-
Rama: S’ka shancë që të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin...
-
Hasani: Nëse Qeveria e re nuk e çon statutin e Asociacionit në Kushtetuese për një afat të shkurtë, do të izolohemi
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kosova rreziko...
-
PDK-ja kërkoi hetime për disa kuti votash të dyshimta, VV-ja e kundërshtoi
Nesër është paraparë të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë votuar n...
-
Kurti mbledh ministrat nesër, 14 pika në rend dite
Kryeministri Albin Kurti do të mbledh nesër ministrat, me fillim nga ora ...
-
Mbretëria e Bashkuar zotohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
Kryeministri britanik, Keir Starmer, është zotuar se do të rrisë shpenzimet p...