Vuçiq kundërshton propozimin europian: Nuk e implementoj anëtarësimin e Kosovës në OKB

Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 01 March 2023
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë mbrëmë në RTS ka folur për propozimin europian, duke thënë se nuk do ta implementojë cështjen e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kjo çështje adresohet në në nenin 4 të propozimit europian. Aty thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Neni 4
-Advertisement-
Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Por Vuçiq që ka refuzuar të hënën nënshkrimin e propozimit thotë se nuk do ta implementojë këtë pjesë.
“Për aq kohë sa jam President i Republikës, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale e as informale të Kosovës, as anëtarësimin në OKB” ka thënë ai.
“Kështu që unë nuk do ta zbatoj dhe anëtarësimin në OKB, apo diçka të ngjashme. E kam përsëritur tashmë 50 herë” ka theksuar Vuçiq
“ Dhe mos me shiko (i drejtohet gazetarit), sikur ke rënë nga Marsi, sepse e ke dëgjuar në Kuvend dhe sonte tashmë 4 herë. Prandaj, ne jemi duke bërë një plan zbatimi, për çka Lajçaku do të vijë edhe këtu edhe në Prishtinë. Kur të vijnë tek ne dhe tek ata, ne dhe ata do të propozojmë diçka. Dhe unë po ju them, unë jam gati të flas dhe të negocioj për gjithçka tjetër, si për planin e zbatimit, por nuk do ta nënshkruaj këtë” ka thënë ai./Express/

Të tjera
-
Xhamia shqiptare zgjedhet më e bukura në botë, flet arkitekti: Është projekt i pastër
Xhamia e Ballies në Elbasan, e cila ishte përzgjedhur fillimisht si një nga p...
-
Sfidat e sigurisë dhe stabiliteti i Kosovës, Zemaj takon në Bruksel Drejtuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s
Ambasadori i Kosovës për Marrëdheniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është pritur s...
-
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan
Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku dy vetura janë përplas...
-
Rreziku nga sụlmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta
Policia e Kosovës ka lëshuar një apel të rëndësishëm për qytetarët, duke u kë...
-
Asistentja e Qerkinit: Më dhimbset që shkoi pa e gjetur djalin, ma ka lanë amanet që t’i vazhdoj kërkimet
Sot në Shipol të Mitrovicës po varroset Bajram Qerkini, drejtori i Qendrës Bu...
-
Banorët në Prishtinë njoftohen se kush janë policët në lagjen e tyre
Policia e Kosovës ka filluar informimin e qytetarëve dhe bizneseve në Prishti...
-
Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që s’i lejon zgjedhjet derisa të kryhet lụfta
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka riafirm...
-
Tara: Kurrë s’kemi pasur ushtri të rregullt, në shtator të ‘98-ës s’ka pas strukturë hierarkike
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ia prezantoi dëshmitarit Ismet Tara dek...
-
Tara në Gjykatë flet për dokumentin që po e kërkon: Përmban informacione kinse kam akuzuar UÇK-në për krịme
Pasi diskutoi me avokatin e tij, Ismet Tara i njohur si Komandant Hoxha, tha ...
-
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?
Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së...
-
Aksion policor dhe i prokurorisë në Prizren, disa persona të arrestuar për krim të organizuar
Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar sot një ak...
-
Kremlini flet për votimin në OKB: E pranuam faljen e Vuçiqit
Kremlini ka pranuar faljen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për mbështetje...