Zyra e Kryeministrit: S’do të ketë përfshirje të veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 01 March 2023
Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të vazhdojnë të marrin pensionet e tyre pa rritje.
Ata, nuk do të jenë pjesë e ndryshimeve në Ligjin për Pagën Minimale, anipse kanë kërkuar me ngulm e protesta që të përfshihen brenda këtij ligji.
Nga zyra e Kryministrit kanë thënë se pa kthimin e aplikacioneve të veteranëve që mbahen në Prokurorinë Speciale nuk mund të bëhet edhe kategorizimi i veteranëve sipas ligjit aktual.
“Siç jeni të informuar aplikacionet e veteranëve vazhdojnë të mbahen në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Deri sa Prokuroria nuk i kthen aplikacionet, ZÇKDL në kuadër të ZKM-së nuk ka mundësi ta bëjë kategorizimin sipas ligjit aktual. I njëjti ligj, sipas plotësim ndryshimeve të vitit 2017, nuk parasheh më ndërlidhjen në mes pensionit të veteranit dhe pagës minimale”, ka thënë për Front Online, Aziz Bici, këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Ai ka treguar se aktualisht janë mbi 36 mijë e 700 veteranë që marrin pensionin.
Bici ka treguar se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë vendim nga Gjyakat për ta larguar dikë nga lista e veteranëve nën dyshimet se është i rrejshëm.
“Aktualisht për muajin janar/2023 numri i veteranëve që marrin pension është 36,767. Sipas ligjit ZÇKDL në kuadër të ZKM-së bënë përditësimin e listave, në bazë të vendimeve të gjykatës kompetente. Deri me sot nuk ka pasur asnjë vendim nga gjykata që duhet ta largojmë si person të rrejshëm”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së.
Projektligji për Pagën Minimale i miratuar në parim që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë, ka mbetur aty ku ka qenë në qershor.
Ky projektligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.
Megjithatë, nuk e parasheh edhe lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.
Në rast se miratohet edhe në leximin e dytë ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro.
Për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale, ata edhe protestuan.
E, kjo ka bërë që të riaktualizohet edhe çështja e pastrimit të listës së veteranëve.
Për të hyrë në fuqi, projektligji duhet të kalojë edhe leximin e dytë dhe të tretë në Kuvendin e Kosovës si dhe të nënshkruhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...