Escobar: Plani franko-gjerman s’është për njohje reciproke, por për normalizim
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 28 February 2023
Emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencën e sotme për media ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk është për njohje reciproke por vetëm për normalizim të raporteve.
Ai ka thënë se fakti që SHBA-ja e përkrah këtë propozim nuk do të thotë që SHBA-ja nuk beson se rajoni për të qenë i shëndetshëm duhet të kapërcejë ngjarjet e viteve të 90-ta.
Escobar tutje ka thënë se SHBA-ja beson se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën.
“Propozimi i BE-së nuk është për njohje-reciproke por është për normalizim. Por vetëm pse ne e mbështesim këtë propozim në këtë kohë specifike, nuk do të thotë që ne nuk besojmë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të qenë të shëndetshme duhet të dalin nga ngjarjet e viteve 90-ta. Ne besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra tjetrën dhe të kenë raporte të mira me njëra-tjetrën”, ka thënë Escobar, shkruan Express.
Ai ka thënë se arsyeja pse SHBA-ja e ka shtuar fjalën “eventuale” në letrat e fundit të krerëve të shtetit kur flitet për njohjen reciproke është se s’dëshirojnë që ta ndryshojnë draftin e propozimit franko-gjerman, megjithatë specifikon se qëllimi i SHBA-së për atë se çfarë përfundimisht duhet të arrihet në Ballkan Perëndimor s’ka ndryshuar.
“Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur fjalën “eventuale” në letër. Kështu që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk duam të ndryshojmë propozimin evropian. Por nuk ka ndryshuar ajo se çfarë ne duam që përfundimisht duhet të ndodh në Ballkan Perëndimor”, ka thënë Escobar.
Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë
Të tjera
-
QKUK-ja pritet të riorganizojë orarin me dy ndërrime, masë kjo për uljen e listave të pritjes
Qendra Klinike Universitare e Kosovës nga gjysma e tetorit do të përqendrohet...
-
10 të arrestuar për ạrmëmbạjtje pa leje në 24 orët e fundit në Kosovë
10 persona janë arrestuar në Kosovë, përgjatë 24 orëve të fundit, për veprën ...
-
Optimizëm për largim të masave në vjeshtë
Me konstituimin e strukturave të reja në Bashkimin Evropian, ka optimizëm se ...
-
Osmani: Vuçiqit s’ia ndien për serbët në Kosovë, do vetëm të shtyjë planin për aneksim në stilin e Krimesë
Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në think tank-un “Council on Foreign...
-
Rreth 2 mijë gjoba trafiku për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 807 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të f...
-
Prishtinë, arrestohen dy burra pasi e rraḥën në trafik një tjetër
Dy burra janë arrestuar dje më 28 shtator në Pristinë pasi që të njëjtit dysh...
-
Pejë: Bashkëjetonte me të miturën, policia e arreston të dyshuarin
Është arrestuar një burrë në Pejë, i cili ishte martuar me një të mitur. ...
-
Zhduken dy të mitura, njëra në Viti e tjetra në Rahovec
Dy vajza të mitura janë zhdukur gjatë ditës së shtunë në Kosovë. ...
-
Arrestohet e dyshuara, përfitoi dhjetëra mijëra euro në një kompani të sigurimit
Një grua është arrestuar dje më 28 shtator në Prishtinë për shkak se dyshohet...
-
Kurti i shpreh mërgatës në ShBA gatishmërinë për të punuar krah për krah
Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Di...
-
Shpërthimi në Zveçan, policia jep detaje
Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveç...
-
Ditët me diell nxisin lëvizjen e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë
Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të...