Stano: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/screen-14.34.1328.02.2023-852x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
14:34 | 28 February 2023
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kanë miratuar të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.
“Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t’i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë Stano në një konferencë të rregullt për media.
Të hënën, më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel për të diskutuar propozimin e BE-së.
Në fund të takimit, pro-planit është shprehur vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa Vuçiq – duke iu shmangur deklaratave për planin – ka thënë se është e mundur të arrihen disa kompromise dhe janë duke punuar për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.
Nikoqiri i takimit të liderëve, kryediplomati evropian, Josep Borell, kanë thënë në fund të ditës se të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar në zbatimin e marrëveshjes.
Zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano, ka përsëritur se diskutimet e mëtejshme për dokumentin evropian nuk janë më të nevojshme, dhe se tani po punohet për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.
Propozimi evropian u është dorëzuar palëve fillimisht në vjeshtën e vitit 2022.
Ky propozim parashihet t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.
Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij./rel
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/EURO-2024-dhe-Serie-A-scaled-1.jpg)
Të tjera
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...
-
Kaq vota morën në Istog kandidatët për deputet, nga Vetëvendosja
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave që Lëvizja Vetëvendosje, Partia G...
-
Kullashi komenton letrën e Trump: Qëndrimi i ShBA-së për Kosovën është i qartë dhe i pandryshueshëm
Ish-ambasadori i Kosovës në Francë dhe akademiku Muhamedin Kullashi ka deklar...
-
Presidenti i Malit të Zi uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presi...
-
“Mendjen s’mund të na e robërojnë…” – zbulohen fjalët e Thaçit në përvjetoret e Pavarësisë në Hagë
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, derisa ka folur për Gjykatën S...
-
Nesër mbahet konferencë për ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pritet që të mbahet n...
-
Refuzohen mbi 2 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, këto janë arsyet
Rreth 2 mijë pako fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shk...