Lajme

204 raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 28 February 2023

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 204.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 35 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 8 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,046 raste, kanë vdekur 3,210 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 632, njofton Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera