Emisari gjerman: Pranimi i planit nuk i zgjidhë të gjitha problemet, por hap shtigje të reja për Kosovën e Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 27 February 2023
Eksperti i Europës Juglindore, Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit) është i ngarkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor. Për DW ai flet për shanset e integrimit europian të rajonit dhe rreziqet aktuale.
Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Tema e bisedimeve është plani i inicuar nga Gjermania dhe Franca për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. BE dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe Serbisë një afat deri në mars 2023 që të bien dakord për këtë plan. Propozimi parasheh që të dy vendet fqinje nuk do e njohin njëra-tjetrën formalisht, por do të pranojnë ekzistencën e e dynashme dhe kështu të startojnë një proces të normalizimit, pak a shumë si ai mes Gjermanisë Federale dhe RDGJ-së mbi bazën e marrëveshjes së vitit 1972. Serbia dihet që e refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008.
Sinjal i fortë për Kosovën dhe Serbinë
Eksperti i Europës Juglindore, Manuel Sarrazin, i ngarkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor sheh në planin e paraqitur një shans për të dyja vendet. “Propozimi europian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes dy vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE”, shprehet Sarrazin. Pranimi i këtij plani është një hap thelbësor për të dyja vendet në drejtim të BE.
Tani është mundësia që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimet e paraqitura. Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare, thekson Sarrazin në bisedë me DW. Pranimi i planit nuk do të zgjidhë të gjitha problemet, beson Sarrazin, por ai do të “hapte një shteg pozitiv”, që më në fund për Serbinë dhe Kosovën t’ia vlejë konstruktiviteti. Po ashtu ky plan do të thjeshtonte shumë çështje të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik. “Do të ofroheshin shumë mundësi, që të zbatohen pikat që i kemi arritur në Procesin e Berlinit dhe të shkohet përtej kësaj.”
Qëndrimi i Serbisë në Ukrainë i paqartë
Përmes një qëndrimi pozitiv ndaj propozimit europian përfaqësuesit e Serbisë kanë shansin të tregojnë, që ata e kanë seriozisht kur thonë se “duan të zgjidhin në mënyrë konstruktive çështjen e Kosovës dhe të vazhdojnë me besueshmëri në rrugën e integrimit europian”. Kjo mund të krijojë një besim të ri, “që tek politika serbe mund të mbështetesh”, thekson Sarrazin. Po ashtu do të dërgohej edhe një sinjal drejt përfaqësuesve të ekonomisë, ndër të tjera në Gjermani, që duan të investojnë në Serbi.
Për Serbinë kjo ka rëndësi sidomos para situatës, ku shumë nuk janë të sigurtë, se në cilën anë qëndron Serbia në luftën e Ukrainës. “Ne presim natyrisht edhe më tej që Serbia, ashtu si është fiksuar në marrëveshjen e stabilizim-asociimit të afrohet hap pas hapi edhe më tej me politikën e jashtme europiane dhe në fund t’i bashkohet asaj.”
“BE të flasë hapur me Serbinë”
Kush do të bashkohet me BE duhet të respektojë edhe vendimet europiane. “Ne na mungon çdo lloj përpjekjeje atje”, kritikon Sarrazin. Ai apelon ndaj BE të flasë qartë e hapur me Serbinë. Të folurit hapur është më mirë se “mbulimi apo zbukurimi i hapave të vegjël, për të cilat do të ketë ujdi të dyanshme për të bërë më pas sikur çdo gjë është në rregull.” Sarrazin vlerëson që Serbia në javët e fundit është përpjekur të forcojë marrëdhënien bilaterale me Ukrainën. Por nga ana tjetër në Serbi edhe më tej ka një propagandë të fortë proruse. Sarrazin është i mendimit se perspektiva e vuajtjes në Ukrainë dhe krimet që Rusia ka kryer në Ukrainë duhet të jenë më në fokus të tematizimit publik. “Ato janë krime lufte ruse, përpjekje imperialiste ruse për të kolonizuar Ukrainën, kjo kundrejt një populli sllav, kundrejt Ukrainës”, shprehet Sarrazin.
Gjendje e tensionuar në Bosnje-Hercegovinë
Si i ngarkuar i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin ka në vëmendje edhe gjendjen e tensionuar në Bosnje-Hercegovinë. Ai e shikon si jo produktiv debatin për politikanin gjerman të CSU dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt. “Në gjendjen aktuale politike e shoh një diskutim të tillë për shpërbërjen e postit të Përfaqësuesit të Lartë si të pamenduar dhe të rrezikshëm.”
Vetë Sarrazin bën një bilanc pozitiv të angazhimit 1-vjeçar si i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Sidomos tre marrëveshjet e mobilitetit në samitin e Berlinit, deklarata për energjinë, në kuadër të të cilës Gjermania i ka ofruar rajonit në formë bilaterale mjete të mëdha financiare janë sinjale shumë të rëndësishme. “Qeveria federale ka një angazhim të qartë për të ardhmen europiane të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.” Këtu nuk bën pjesë vetëm kërkimi i mundësive për zgjidhje për krizat akute aktuale, por edhe përmirësimi i dukshëm i perspektivës për shoqëritë në rajon. “Në këtë drejtim duam të punojmë si qeveri federale në muajt e ardhshëm”, shprehet Sarrazin. Koordimi i vendosur në ujdi të ngushtë me partnerët në BE dhe SHBA janë kusht për të arritur zhvillime pozitive në Ballkanin Perëndimor, thekson Sarrazin. /DW
Të tjera
-
Policia thotë se zjarri në ETC është nën kontroll: Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes pasi zjarre të vogla po shpërthejnë brenda
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se zjarri...
-
Haradinaj: Llapi është më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë- Ne në NATO, armiqtë larg nesh
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se javën e ardhshme do të...
-
Ramiz Kelmendi për zjarrin në objektin e ETC’së në Suharekë: Dëmi mbi 3 milionë euro
Pronari i ETC’së, Ramiz Kelmendi, ka reaguar pas zjarrit që e kaploi objektin...
-
Nga sallat e mbushura plot, Haradinaj: Jo veç për 500 mijë zemra por për secilin njeri të Kosovës
Kandidati për deputet me numër 100 i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut ...
-
Numri 10 i AAK-së në Deçan: Me ne rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt, këto janë tre arsyet pse duhet të na besoni
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i c...
-
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri...
-
Mergim Lushtaku merr mbështetje të fortë në Kamenicë: Kamenica meriton më mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lus...
-
Ganimete Musliu: Gratë e Polacit janë forca e ndryshimit dhe rruga drejt një të ardhmeje më të barabartë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete...
-
Xhafer Gashi ndan momente nga takimi me qytetarët në Miradinë e Poshtme: Ndryshimin e bëjmë bashkë
Kandidati për deputet me numër 11 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Bedri Hamza premton mbi 6 miliardë euro investime në projekte zhvillimore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video, ku kë...
-
Jeta Rafuna nga LDK-ja: Secila ditë është mundësi për të punuar drejt fitores së madhe për Kosovën
Kandidatja për deputete me numër 45 nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Koso...