Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi mbajnë takimin e dytë të përbashkët
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 27 February 2023
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë të hënën mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare.
Mbledhja këtë herë do të zhvillohet në Podgoricë, derisa e para është mbajtur në Shkodër, në korrik të vitit 2018.
Mbledhja në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Podgoricë pritet të zgjasë më shumë se dy orë dhe do të fokusohet te projektet që kanë rëndësi për të dyja vendet.
Në fund do të nënshkruhet deklarata e përbashkët, dhe ajo e marrëveshjes dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna.
Ky projekt është prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë një takimi të mbajtur në Ohër në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, në qershor të vitit të kaluar.
Të dy liderët kanë thënë se projekti do të kushtojë 9 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajve.
Ura do të jetë e gjatë rreth 310 metra dhe e gjerë 17 metra, si dhe do të përfshijë trotuare dhe shtigje për biçikleta.
“Kjo urë do të lidhë 34 kilometra të plazhit me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë çdo vit. Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73 kilometra, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm një kilometër”, pati thënë Abazoviq.
Përveç saj, pritet të firmosen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në disa fusha me interes të përbashkët që kanë të bëjnë me: energjinë, peshkimin, mbrojtjen e bimëve, mbrojtjen sociale, sportin, kulturën dhe median, në fushën e mbrojtjes dhe shëndetësisë.
Tjetër marrëveshje e rëndësishme do të jetë edhe ajo për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin e Shqipërisë, si dhe marrëveshja për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, mes ministrive përkatëse të të dyja vendeve.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Rama dhe Abazoviq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Qeveria e Shqipërisë ka zhvilluar mbledhje të përbashkëta edhe me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë së Veriut.
Me Kosovën janë zhvilluar tetë mbledhje të përbashkëta dhe janë nënshkruar rreth 130 marrëveshje./rel
Të tjera
-
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës s...
-
Ambasadori i Finlandës: Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizoj themelet e veta demokratike
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, tha se Ballkani Perëndimor ...
-
Lendita Bekteshi mesazh qytetarëve: LDK-ja është si një familje, ky është momenti që e kemi pritur
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Jeta Rafuna: Kryeqyteti e refuzon mashtrimin, Prishtina është LDK
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna- Hasani, ka ndarë pa...
-
Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm me emra të njohur të dijes e të politikës
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e Ko...
-
Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, kanë raportuar m...
-
25 vjet nga themelimi i Rinisë së PDK-së, Krasniqi: Një çerek shekulli aktivizëm, energji dhe përkushtim të palodhshëm
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mbrëmë kanë festuar 25 vjetori...
-
Prokuroria në Gjilan: Në 2024-në kemi ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në p...
-
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe të martën po vazhdon...
-
Arrestohet i dyshuari për largimin e fëmijëve nga nëna e tyre
Një person është arrestuar, nën dyshimin se ka larguar nga shtëpia fëmijët e ...
-
Treni godet një veturë në hyrje të Pejës
Treni i linjës Prishtinë – Pejë, mëngjesin e sotëm ka goditur një veturë në h...
-
Prokuroria në Gjilan: Në 2024-në kemi ngritur 316 aktakuza për dhụnë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në p...