Rozë

Dua Lipa në lidhje dashurie me ish-të dashurin e Rita Orës?

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 27 February 2023

Dua Lipa thuhet se është në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras.

Këngëtarja, 27-vjeçe, u pa duke lënë pas-ndejën e BAFTAs në Chiltern Firehouse në Londër me Romain, 41-vjeçar.

Ai ishte parë duke mbajtur një distancë pas saj me një pallto të zezë dhe një kapelë të zezë bejsbolli, që ia mbulonte një pjesë të fytyrës.

-Advertisement-

Të njëjtit më pas u fotografuan bashkë në sediljet e pasme të një makine.

Dua dhe Romain kanë qenë duke bërë takime në heshtje për disa muaj’, tha një burim për The Sun.

‘Ata kanë qenë duke shijuar kohën së bashku. Dyshja u takuan me miqtë e ngushtë të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta’.

Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj’, tha më tej burimi.

‘Ajo mendon se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues’.

Dua më parë ka qenë duke shijuar një romancë dashurie me modelin Anwar Hadid.

Të njëjtit u ndanë në fund të vitit 2021, pas dy vitesh lidhje së bashku.

Gavras nga ana tjetër ishte në lidhje me yllin e muzikës pop, Rita Ora, 32-vjeçare, për gjashtë muaj përpara se ndarja e tyre të konfirmohej në mars 2021.

Pas disa javësh thashetheme në atë kohë, u konfirmua se çifti zyrtarisht nuk ishin më bashkë dhe u ndanë para Krishtlindjeve të vitit 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera