Për më pak se 2 muaj, 36 mjekë u larguan nga sektori publik shëndetësor
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 25 February 2023
As rritja e pagave si duket nuk po e ndalë eksodin e mjekëve nga sektori publik drejt atij privat apo spitaleve jashtë Kosovës. Vetëm në më pak se 2 muaj nga Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës janë larguar 36 specialistë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, i cili ka theksuar se këto shifra alarmojnë për një mundësi të madhe të largimit të mjekëve nga institucionet shëndetësore publike.
“Këto dy muaj ditë kemi 36 kolegë tanë që vetëm se kanë marrë dokumentacionin dhe janë në fazën finale apo vetëm se kanë ecur dhe ky numër është indikacion që këtë vit do të kemi më shumë se vitin e kaluar që kanë qenë 210. Është dekurajues por të shikojmë se në Ministrinë e Shëndetësisë ka një dinamizim të punëve të aktiviteteve të shikojmë se sa mund të ndikohet”, është shprehur Sejdiu.
Ndonëse tashmë pritet që pagat e muajit shkurt të dalin me rritje, sipas Ligjit të ri të Pagave, kjo sipas Sejdiut, nuk pritet të ndikojë që mjekët të mos e lënë publiken për privaten.
Sipas tij, krahas pagës një komponent e rëndësishme e këtyre profesionistëve shëndetësorë që po vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre në spitale private, është edhe mungesa e presionit dhe kushtet e punës.
“80% prej tyre nuk kanë qenë të kënaqur me shumën e koeficientit dhe ne e kemi publikuar këtë. Pse kjo sipas të gjitha gjasave është pritur një shumë më e madhe për koeficentë dhe në këtë drejtim është zhgënjimi. Se sa do të ndikojë nuk jam shumë i sigurt, mund të ndikojë tek specializantët apo mjekët e rinj nëse përmbushet edhe kushti i punësimit se ka shumë të papunë janë diku 360 të papunë. Kurse, tek mjekët, të cilët janë me mendim apo mëdyshje në sektorin privat nuk do të ndikojë shumë. Të shikojnë se sa do të jetë ai ndikim, por nuk besoj se do të ndikojë shumë për shkak se paga është vetëm një komponent dhe komponenta kryesore, të cilët janë duke lëshuar mjekët tanë janë presioni në punë, kushtet e punës këto janë ato kryesore, qetësia në punë është më e mirë në sektorin privat krahas pagesës”, ka theksuar Sejdiu.
Lidhur me paralajmërimet e Ministrisë së Shëndetësisë se së shpejti do të hapë konkurs për specializantë, Sejdiu shpreson që të bëhet një planifikim i mirëfilltë.
Për udhëzimin administrativ për shkollim specialistik, kryetari i OIK ka konsideruar se është më i mirë se ai i kaluari, pasi është më preciz.
“Shpresojmë që ministrja e Shëndetësisë do të bëjë një planifikim të mirëfilltë, ku do të bëhet një analizë se sa specializantë do t’i kemi, kur ata do të përfundojnë, cilat janë degët prioritare dhe a do të jetë ai numër i limituar pasi që duhet t’i ikim me çdo kusht një katrahure, e cila ka ndodhur para disa viteve, dhe katrahurë, e cila në të vërtet ka stimuluar numrin e largimeve, prej 211 janë rreth 60 specializantë, të cilët janë larguar dhe shumica prej tyre për shkak të kushteve të patolerushëm të specializimit…Nëse këto nuk rregullohen do të jetë një dështim prapë…Është shumë më mirë sesa ai i kaluari nëse inkorporohen këto disa komente tona dhe Fakultetit të Mjekësisë, është shumë më preciz që obligon edhe specializantin, por edhe mentorët, por kemi disa dallime në mendime në formën se si duhet të shkojmë. Ne në vazhdimësi tash e sa vite insistojmë që kjo të rregullohet me ligj e jo me udhëzim administrativ”, ka shtuar ai.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ditë më parë ka deklaruar se udhëzimi administrativ për shkollimin specialistik është në fazën finale. Ai ka njoftuar se pas konsultimeve publike dhe nënshkrimit nga ai, do të hapet konkursi për specializantët.
E në vitin e kaluar sektori publik shëndetësor i Kosovës është përballur me ikje të madhe të mjekëve, qoftë në sektorin privat, por edhe jashtë vendit. Për 12 muaj ShSKUK-në e kanë lënë mbi 210 mjekë./KP/
Të tjera
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...
-
Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministri...
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mit...
-
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luft...
-
Fatmir Humolli kritikon Memli Krasniqin: Nuk duhet të ketë vija të kuqe ndërmjet partive shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subje...
-
Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se gjatë 3 muajve të ...
-
Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi
Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq...
-
Presidentja Osmani flet për progresin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë
Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat ...