Rozë

U abuzua seksualisht në moshën 15-vjeçare nga një i moshuar, Paris Hilton rrëfen historinë e saj tronditëse

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 24 February 2023

Fëmijëria traumatike e Paris Hilton është edhe më e errët se ajo që ka ndarë publikisht më parë.

Në një intervistë të re me revistën “Glamour”, ylli i famshëm zbuloi se takimi i saj i parë seksual ndodhi në moshën 15-vjeçare.

Hilton, tani 42 vjeçe, pohoi se dhunuesi i saj ishte një burrë i moshuar që ajo takoi në një qendër tregtare në Kaliforni, i cili dyshohet se i futi diçka në pije dhe përfitoi nga ajo.

-Advertisement-

Në atë kohë, Hilton jetonte me gjyshen e saj nga nëna në Palm Springs. Ajo i tha mediumit se do të vizitonte Los Angelesin për të parë miqtë e saj dhe për të kaluar kohë në qendrën tregtare ‘Westfield Century City’.

Ajo vuri në dukje se “djemtë më të vjetër rrinin gjithmonë nëpër dyqane” dhe se ajo dhe miqtë e saj “flisnin me ta” dhe “u jepnin atyre numrat e telefonit”.

Një ditë, grupi i këtyre meshkujve “ftoi Hilton dhe miket e saj” në shtëpinë e tyre, ku të miturve dyshohet se u dhanë alkool për të pirë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy