BE: Plani evropian për njohjen de facto – Rusia po tenton të pengojë dialogun
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/diaa-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
15:05 | 24 February 2023
Rusia po përpiqet të prishë negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, paralajmëroi një zyrtar i BE-së të premten, përpara bisedimeve për të cilat Brukseli shpreson se do të çojnë në “njohje de facto” midis ish-armiqve.
Të hënën, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të presë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që kërkon të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve.
Të dyja palët, tha një zyrtar i lartë i BE-së në kushte anonimiteti, kanë pranuar në parim kushtet e një plani të papublikuar të BE-së që do të çonte në rivendosjen e lidhjeve të tyre më shumë se dy dekada pas luftës.
Por suksesi i planit do të varet nga zbatimi i propozimeve nga të dy palët në muajt e ardhshëm, pavarësisht nga përpjekjet e Moskës për të nxitur kundërshtimin në Serbi për çdo marrëveshje.
“Rusia ndërhyri dhe u përpoq të pengonte këtë punë”, tha një zyrtar i lartë i BE-së, duke vënë në dukje se ambasadori “hiperaktiv” i Rusisë në aleatin e saj tradicional Serbinë kishte dhënë një sërë intervistash në media.
“Ai po thotë se: ‘Nuk është koha e duhur për të trajtuar çështjen e Kosovës dhe duhet pritur derisa të vendoset Rendi i Ri Botëror mes Rusisë dhe Perëndimit’”.
“Unë e shoh këtë si një kërcënim për presidentin Vuçiq, duke e paralajmëruar atë që të mos pajtohet me propozimin”, tha ai.
“Nuk e kam vërejtur që kjo të ketë ndikim në qëndrimin e presidentit Vuçiq, por sigurisht që ka ndikuar tek një pjesë e opozitës në Serbi dhe kemi parë disa demonstrata të dhunshme”.
Dialogu i udhëhequr nga BE-ja është mbështetur kryesisht nga Franca dhe Gjermania dhe ka marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, por ka qenë një proces me pengesa.
Teksti i propozimit evropian nuk është bërë publik, duke i lejuar të dyja palët të paraqesin një interpretim për publikun e tyre.
Ndërkohë përditshmëria, udhëtimet dhe biznesi në rajon kanë vuajtur nga pengesat administrative.
“Ju keni dëgjuar dhe disa prej jush kanë shkruar se ky dokument ka të bëjë me njohjen de fakto, dhe vërtetë ka të bëjë me njohjen de fakto”, u tha gazetarëve zyrtari i BE-së, raporton AFP .
“Ka shumë substancë në këtë letër (BE) që do të relaksonte shumë atmosferën dhe do të largonte kaq shumë nga këto pengesa”, tha ai.
Një pengesë, tha ai, mund të jetë ngurrimi i Prishtinës për të pranuar një “Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe” brenda Kosovës, nga frika se kjo do të çonte në krijimin e një rajoni të shkëputur.
Zyrtari pranoi se përparimi i ngadaltë i aplikimeve nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me BE-në e kishte zbehur entuziazmin për Evropën në rajon.
Por ai tha se frika e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës duhet të rrisë mbështetjen për planin Serbi-Kosovë dhe një përparim mund të rinisë “lokomotivën” e integrimit evropian.
Bisedimet do të fillojnë në Bruksel të hënën vonë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-1.jpg)
Të tjera
-
Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?
Kritike e madhe e Rusisë, mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës, dhe përkrahës...
-
PAMJE DRAMATIKE/ Dallgët “përpijnë” 20-vjeçaren
Momenti tronditës kur një vajzë 20-vjeçare u përfshi nga dallgët e furishme m...
-
Moti në Shqipëri me diell, temperatura deri në 36 gradë
Në Shqipëri moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fr...
-
Akuza të rënda kundër rojeve bregdetare europiane, dyshohet se autoritetet greke morën refugjatë nga toka dhe i hodhën sërish në det
Autoritetet greke të kufirit thuhet, se kanë marrë refugjatë nga toka dhe i k...
-
Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Podujevës
Podujeve me shumë aktivitete sot shënon Dita e Çlirimit. Për nderë të kësaj d...
-
Gjermania po përshpejton procedurat e vizave për punëtorët e huaj
Ministria e Jashtme gjermane po përshpejton me shpejtësi procedurat e vizave ...
-
Hapet Forumi i Biznesit Kosovë – Portugali
Në Prishtinë do të hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali. Në hapj...
-
KRU “Prishtina” sot nis aksionin e shkyçjeve në Veternik
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot pritet të zhvillojë aksion n...
-
Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë, pritet të takohet me Vuçiqin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në ...
-
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan
Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në G...
-
900 milionë eurot e kushtëzuara të BE’së për Kosovën, Lajçak e përmend edhe një herë Planin e Rritjes
Emisari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar një cicërimë...