Lajme

Shala: Jemi duke e analizuar Ligjin e Pagave, ka ende hapësirë për t’u dërguar në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 24 February 2023

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se kane ende hapësirë juridike për ta dërguar në Kushtetuese Ligjin e Pagave.

Por, se janë duke e analizuar dhe ende nuk kanë ndonjë qëndrim final si parti.

“Jemi duke e analizuar edhe Ligjin e Pagave, por nuk mund të them sot se a do të procedojmë apo jo, megjithatë është çështje e partisë dhe shumicës në PDK që vendosin, por aktualisht jemi duke përcjell rrjedhat dhe situatën, ka hapësirë juridike ende, nuk mund të them sot se si mund të jetë qëndrimi final. Jemi në debat të brendshme për të parë implementimin dhe për të parë reagimet e kategorive që janë të prekur”, ka deklaruar Shala për Front Online.

-Advertisement-

Kurse, sa i përket kritikave të Zyrës së BE-së, Shala ka pohuar se qeveria jo vetëm të këtyre të fundit, por s’ka marrë për bazë komentet e askujt.

“Zyra e Bashkimit Evropian ka reaguar në relacion me Ligjin e Pagave, por nuk është vetëm Zyra e Bashkimit Evropian, Qeveria nuk ka marrë për bazë as kërkesat e opozitës, as kërkesat e shërbyesve civil , as kërkesat sindikale dhe ka hartu një ligj i cili ka ra ndesh me parimet elementare të barazisë, ka ra ndesh me parimet elementare qytetarë dhe unë konsideroj se është një gabim i madh që të sillen para situatës të tillë, kur Zyra e Bashkimit Evropian dhe institucionet tjera kredibile të reagojnë për shkak të një ligji i cili do të duhej t’i nënshtrohej transparencës, do të duhej t’i nënshtrohej kalkulimeve reale, ekonomike që sot vendi ka”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera