Lajme

Përmirësimi i pozitës së gruas në ekonomi/ “Women 4 Women” lanson fazën e dytë të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 23 February 2023

Organizata “Kosova Women 4 Women”, të enjten ka lansuar fazën e dytë të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”.

Ky projekt me periudhë trevjeçare do të financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fonde nga Korporata Austriake për Zhvillim (ADC), e që do të zbatohet nga organizata “Kosova Women 4 Women”.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së gruas në ekonomi dhe në tregun e punës në katërmbëdhjetë komuna të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt. Gjithashtu, nga ky projekt parashikohet të dalin 545 përfitues të drejtpërdrejtë.

-Advertisement-

“Projekti do të targetojë gratë e margjinalizuara dhe pjesërisht burrat që do të përfitojnë nga mundësitë e ngritjes së kapaciteteve. Në total, projekti parashikon 545 përfitues të drejtpërdrejtë”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Sipas komunikatës, gratë ndërmarrëse do të përfitojnë nga grantet për StartUp dhe aktivitetet për zhvillim të kapaciteteve.

“Rezultatet kryesore te projektit janë rritja e mundësive për punësim dhe  vetëpunësim për gratë duke zhvilluar kapacitetet e tyre përmes trajnimit profesional. Gratë ndërmarrëse do të përfitojnë nga grantet për StartUp dhe aktivitetet për zhvillim të kapaciteteve. Gratë do të kenë çasje në financa dhe mundësi për rritje. Qendra e burimeve dhe trajnimeve do të ofroj për orientim në karrierë, trajnim për aftësi te buta, gjuhë angleze dhe trajnime TIK për të rinjtë”, thuhet tutje në komunikatën e “Kosova Women 4 Women”.

“Kosova Women 4 Women” vepron prej vitin 1999 dhe ka për mision t’u ofroj grave burimet dhe mbështetjen që u nevojitet për të pasur sukses, dhe të thyejnë barrierat që qëndrojnë në rrugën e tyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera