Lifestyle

Pse dikush është majtak e dikush përdor dorën e djathtë?

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 23 February 2023

Teoria konfirmon që natyra evolutive e seleksionimit ka çuar deri në zhvillimin e të folurit në hemisferën e majtë të trurit.

Kjo është ana e cila kontrollon dorën e djathtë, ndërkaq me kalimin e kohës ka çuar deri aty që numri më i madh i njerëzve përdorë dorën e djathtë.

Mirëpo, hulumtimi i ri ka arritur deri te zbulimi i ri mbi prejardhjen e përdorimit të dorës së majtë.

-Advertisement-

Arsyeja e cila përcakton se cilën dorë e përdorim, sipas këtij hulumtimi, nuk gjendet në tru, por në palcën kurrizore.

Ky është konkludim deri te i cili ka arritur dr. Sebastian Ocklenburg i cili me ekipin e tij ka konstatuar që aktiviteti i gjeneve në palcën kurrizore është asimetrik që në mitër.

Ekipi gjithashtu ka zbuluar që faktorët e jashtëm nxisin simetrinë, gjë që ndikon te bebja derisa është në mitër.

Këta faktorë mund të ndryshojnë interaksionin e enzimave përreth bebes dhe kështu ndikojnë në zhvillimin e gjeneve të saj – dhe në atë se a do të jetë ajo majtake apo djathtake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera