Kush është Dejona Mihali, gruaja që pret vendime në Vetëvendosje? – flet Kusari-Lila
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 22 February 2023
Kryetarja e Grupit të VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë roli luan Dejona Mihali brenda VV-së.
Deputeti Haki Abazi tha javën e kaluar në një konferencë për media brenda hollit të Kuvendit se Milahi ua shkruan fjalimet deputetëve të Vv-së dhe kontrollon gjithçka nga brenda. Kusari Lila thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se asnjëherë asaj nuk i ka shkruar fjalime Mihali. Gjithsesi, ajo nuk e mohon se Mihali ka rol të shtuar brenda VV-së dhe grupit parlamentar, përkundër faktit se është shumë pak e njohur për publikun e gjerë.
“Unë jam liberale. Nuk kam lejuar asnjëherë të jem kontrolluar nga dikush apo të kem subordinim. Por me Dejonën unë kam pasur bashkëpunim fenomenal me të dhe ka pasur raste kur kemi pasur mospajtime, por i kemi biseduar si njerëz të rritur”, tha ajo.
“Nuk është aspak e vërtetë që më ka shkruar ndonjë fjalim ndonjëherë. Absolutisht nuk e dirigjon. Nuk është e vërteta deklarata e Abazit. Ajo ka rol, por është në kontekst të organizatës pasi bëhet fjalë për një organizatë të madhe politike që funksionon shumë mirë dhe është e shtrirë shumë gjerë”, shtoi Kusari Lila.
Haki Abazi tha se Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merren në këtë parti.
Ani pse Dejona Mihali është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në web-faqen zyrtare të kësaj partie nuk gjendet biografia e saj, për dallim nga zyrtarët tjerë të VV’së. Si informacion për publikun është dhënë vetëm pozita e saj si ‘Koordinatore e Komiteteve‘.
Për Dejona Mihalin dihet shumë pak. Ajo ka shmangur daljen para kamerave dhe angazhimin publik në Kosovë.
Të tjera
-
Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj
Të martën do të mbahet mbledhje komemorative për epidemiologun e parë shqipta...
-
Gërvalla nuk ka të ndalur, ‘sụlmon’ Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar ...
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...
-
Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët
Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si p...
-
Avokati i Popullit bënë thirrje të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovë...
-
Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror – me Kosovën Fituese
Kandidati i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ...
-
Petkoviq: Asociacioni po pret Kurtin dhe pasardhësin e tij, ky është obligim i Prishtinës
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...