Lajme

Arrestohet 42-vjeçari serb në veri, policia i konfiskon mbi 6 mijë fishekë

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 21 February 2023

Një 42-vjecar serb është arrestuar sot në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pas një kontrolli në veturën e tij me targa të Serbisë.

Kjo pasi gjatë kontrollit të veturës, Policia e Kosovës ka gjetur rreth 6 mijë e 300 copë fishekë.

Sipas policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

“I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuet në komunikatën e PK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera