Përfundon seanca në Hagë, deklarata hapëse e mbrojtjes së Shalës prezantohet nesër
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 21 February 2023
Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës në Hagë, Simon Laws ka paraqitur deklaratën hapëse dhe ka thënë se viktimat duan t’iu pranohet dëmi që ato pretendojnë të kenë vuajtur. Sipas tij, provat në këtë çështje e tregojnë fajtor të akuzuarin derisa ka shtuar se viktimat e pretenduara në këtë çështje kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën.
Laws ka thënë se në këtë proces gjyqësor do të dëgjohen zërat e tyre që vuajtën në ish-fabrikën e metalit në Kukës.
“Në këtë proces, zërat e tyre që vuajtën në Kukës do të dëgjohen, edhe zërat e atyre që tashmë nuk jetojnë më, dëshmitë e të cilëve jetojnë në dëshmitë e tyre dhe në kujtimet e familjarëve të tyre. Nga pikëpamja e viktimave kjo është një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj gjykate, dëmi që vuajtën ata do të njohët dhe pranohet fakti se të gjithë janë viktima po ashtu të pranohet. Nuk është e thjeshtë të jesh viktimë në çështje gjyqësore si kjo, siç e ka pranuar kjo gjykatë, ekziston klima e frikësimit në Kosovë ndaj atyre që pranojnë të ndihmojnë këtë gjykatë në punimet e veta. Në Kosovë disa përpiqen t’i portretizojnë viktimat krimeve që kanë kryer anëtarët e UÇK-së si tradhtarë apo kolaboracionistë, unë dua të them këtë për llogari të tyre, këta viktima ishin mbështetës të UÇK-së dhe o armiq të saj. Fakti që akuzojnë këtë anëtar të UÇK-së Pjetër Shalën, në asnjë mënyrë nuk është formë për të dënuar UK-në”, ka thënë ai.
Sipas tij, viktimat thonë se i akuzuari dhe të tjerë kanë përndjekur persona të dobët e të cenueshëm.
“Viktimat dhe të tjerët thonë se i akuzuari Pjetër Shala luajti rolin e vet në të gjitha këto krime. Ai dhe të tjerët me të përndoqën personat e dobët dhe të cenueshëm ndaj çdo forme abuzimi për ta cilat vendosnin gardianët e tyre. Në tërë këtë dhunë dhe mizori viktimat nuk mund tan grinin zërin. Do të shohim se si atyre nuk u lejohej të flisnin as mes veti, në fakt flisnin me zë të ulët, padyshim tërë ankth e pëshpëritnin. 4733 tha se në i përsërisnim njëri tjetrit në vesh se nuk guxonim të flisnim me zë të lartë se mos na përgjonin nga jashtë. Një tjetër tha nuk na lejohej të flisnim me njeri-tjetrin derisa rrinim të shtrirë në dysheme të fortë bisedonim duke përshpirtur”, ka thënë ai.
Laws një pjesë të deklaratës së tij hyrëse e ka paraqitur në seancë të mbyllur për publikun.
Deklarata e mbrojtësit të viktimave është dëgjuar pasi ka përfunduar ajo e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Para mbylljes së seancës, kryetarja e turpit gjykues ka bërë të ditur se nesër mbrojtja e Shalës të prezantojë deklaratën e saj hapëse.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./ ksp
Të tjera
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...