Estonia, Çekia e Sllovenia i japin mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së
Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 20 February 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar letra urimi nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, nga kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala dhe nga ai i Sllovenisë, Robert Golob.
Në mes tjerash, kryeministrja e Estonisë, Kallas, u shpreh veçanërisht e lumtur për takimin e nëntorit të vitit të kaluar në Talinn, për të cilin ajo tha se ka qenë mundësi e mirë për të riafirmuar mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë liberalizimin e vizave.
“Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se Estonia mbetet një mbështetëse e vendosur e aspiratave evropiane të Republikës së Kosovës. Ju urojmë suksese në rrugën tuaj drejt familjes sonë në BE”, thuhet në letrën e kryeministres Kallas drejtuar kryeministrit të vendit, Kurti.
Ndërkaq, kryeministri çek, Fiala, në letrën e tij ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Kosovën në përpjekjet e saj drejt integrimit në BE.
“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet tuaja për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Me kënaqësi pres të punoj me ju për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar ndër tjera i pari i qeverisë çeke, RTK.Marrëdhëniet mes dy vendeve i ka cilësuar në një nivel të lartë edhe kryeministri slloven, Golob. Ai ka thënë se kjo gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin e dy vendeve në të ardhmen.
“Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob.
Të tjera
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...
-
Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sipas të dhënave të Qendrës...
-
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë
Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë ...
-
Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për Presidentin Carter: Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij
Presidentja Vjosa Osmani u nënshkrua sot në Librin e Zisë për Jimmy Carter, p...
-
Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
Nouve Blanc në bashkëpunim me foleja.com, sjellin risi në lansimin e linjës s...
-
Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, k...
-
Kurti: Rryma u shtrenjtua në krejt Evropën, jo veç te ne, tani situata është stabile
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se rritj...
-
Rrezik për hipotermi në zonat e prekura nga temperaturat e ulëta në ShBA
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve ka lëshuar Këshilla për Mot të Ftohtë për...
-
Nënshkruhen kontrata me 220 punëtorë të rinj në KEK, Kurti flet për “shumë suksese” në sektorin energjetik
Kryeministi Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Greqi
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, është regj...