Këshilltari i kryeministrit: Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, nga korridoret në tavolina zyrtare
Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 20 February 2023
Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë Samitit të Sigurisë në Mynih.
Sipas tij, Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, duke theksuar se “nga niveli ku vrapohej nëpër korridore për ti zgjatur dorën liderëve e përfaqësuesve të ndryshëm, tashmë është në tavolina zyrtare e shtetërore dhe përfaqësim dinjitoz”.
Ai gjithashtu komentoi takimin e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Zulfaj tha se Blinken ka pasur shumë arsye për të takuar Vuçiqin.
“Serbia siç e dini nuk i ka vendos sanksione Rusisë dhe SHBA e mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftë kundër agresionit rus. Dhe këtë vit në konferencë ishte temë kryesore agresioni rus në Ukrainë. Mendoj që ka shumë arsye për të takuar presidentin e Serbisë, mbështetja e popullit serb për luftën e Rusisë në Ukrainë është mbi 70 për qind, ajo (Serbia) e nuk ka sanksionuar dhe sjella e Serbisë karshi kësaj beteje është shqetësuese dhe ka pasur ti thotë shumëçka (Blinken-Vuçiqit) Serbisë”, ka shtuar Zulfaj në RTV Dukagjini.
Zulfaj theksoi se Kurti ka pasur më së shumti takime se kryeministrat e rajonit, takime të cilat kanë qenë të nivelit të lartë.
“Mund të shikoni të gjithë takimet e kryeministrave të rajonit, për takime të nivelit të lartë, por edhe numrin dhe formën e organizmin e këtyre takimeve”, ka krahasuar takimet e Kurtit me kryeministrat e rajonit, këshilltari i tij.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...