Ekskluzive: Video-incizimet e zhdukjes së mostrave të Deharit janë në duart e Prokurorisë, hetuesia i mori dy ditë pas publikimit të rastit
Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 20 February 2023
Prokuroria Speciale posedon video-incizimet që ndërlidhen me skandalin e zhdukjes së provave për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit.
Gazeta Insajderi mëson se hetuesia me urdhër të Prokurorisë Speciale, dy ditë pasi është bërë publik lajmi, ka marrë pamjet nga kamerat brenda Laboratorit të Toksilogjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Këto pamje janë dëshmi për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur me mostrat e zhdukura nga frigoriferi i laboratorit. Një paralajmërim të tillë kishte dhënë edhe deputeti i VV’së Haki Abazi duke hedhë dyshime se pamjet konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga IML-ja
Burime të Gazetës brenda IML’së tregojnë se pamjet nga kamerat e sigurisë ruhen deri në 1 muaj e gjysmë. Ndërsa, lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, pamjet janë ruajtur dhe janë në dorën e Prokurorisë Speciale.
“Pamjet ruhen zakonisht një muaj ditë, por varësisht nga kapaciteti i Hard diskut. Pamjet në rastin Dehari janë ruajtur 1 muaj e gjysmë. Dy ditë pasi është publikuar rasti, me urdhër të prokurorit, hetuesia i ka marrë pamjet”, tha ky burim.
Kamerat brenda Instituti regjistrojnë vetëm momente kur ka lëvizje. Dhe varësisht nga incizimet e reja fshihen ato të vjetrat, tregon tutje ky burim.
Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Dy ditë më pas, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka marrë provat nga IML. Por një gjë të tillë nuk e konfirmon ministrja Haxhiu. Sipas infomacionee që ajo thotë se posedon, pamjet nga kamerat janë fshirë.
Haxhiu, po në këtë konferencë për media, pati bërë të ditur se ajo personalisht ishte interesuar për kamerat të cilat monitorojnë për 24 orë Institutin e Mjekësisë Ligjore, por sipas informatave të marra nga personeli aty ajo kishte deklaruar se pamjet e marra nga kamerat e sigurisë rruhen në databaza vetëm për 1 muaj.
“Ne pyetëm për kamerat e sigurisë, aty ka kamera, por ju e dini që vetëm 1 muaj sipas informacioneve po ashtu që na u thanë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 2 javë apo 1 muaj”, kishte thënë ajo.
Paralajmërim i frikshëm i Haki Abazit: Video-incizimet konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari
Megjithatë, rreth 2 muaj më vonë me këtë konstatim të ministres së Haxhiu lidhur me kamerat e sigurisë nuk është pajtuar bashkëpartiaku i saj, Haki Abazi.
Abazi në një konferencë për media, të enjten, ka thënë se ai është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit të Deharit.
I njëjti, duke folur për mostrat e gjakut të Deharit që muaj më parë u zhdukën, ka thënë se Prokuroria duhet të intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu e disa anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore monitorohet 24 orë nga kamerat, dihet qartë kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”.
“Nuk besoj se kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihailin, Nazlie Balajn, Albulena Haxhiun dhe Flutura Goga-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për tu mbajt mbi supet e qytetarëve dhe këtij vendi që realisht kërkon drejtësi”, ka shtuar ai.
Për deklaratat e tij, Prokuroria Speciale do ta intervistoj të martën deputetin Haki Abazi lidhur me pretendimet e tij se ekzistojnë video- incizimet.
Të tjera
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...