Prishtinë, ekspozitë kundër “ikjes” së rinisë nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 20 February 2023
Është hapur përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë ekspozita personale “Mos ik” e autorit Eroll Murati, raporton Anadolu.
Autori ka paraqitur një portret-skulpturë të lartë rreth 6 metër që duket sikur ka dalë nga toka dhe është nisur të “fluturojë” drejt një vendi tjetër, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të mos migruar nga Kosova.
Në një deklaratë për AA, Murati tha se për realizimin e kësaj ekspozite është dashur të analizojë mirë forma të ndryshme se si del një objekt nga toka, për ta ngjasuar atë sa më afër realitetit.
Ai tha se ekspozita është thirrje për të rinjtë që mos ta lëshojnë vendin.
“Mesazhi i ekspozitës sime të titulluar ‘Mos ik’ është për parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjtë e të gjitha profesioneve në vend”, theksoi Murati.
Murati tha se punimi i skulpturës ka qenë shumë i vështirë, por ia ka dalë mbarë me ndihmën edhe të babait dhe shoqërisë.
Sipas një ankete të publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, në nëntor të vitit 2021, 78 për qind e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.
Ndërkaq, sipas matjes së fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të papunësisë në Kosovë në vitin 2021, shkalla e papunësisë te të rinjtë është 48,6 për qind.
Të tjera
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...
-
Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sipas të dhënave të Qendrës...
-
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë
Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë ...
-
Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për Presidentin Carter: Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij
Presidentja Vjosa Osmani u nënshkrua sot në Librin e Zisë për Jimmy Carter, p...
-
Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
Nouve Blanc në bashkëpunim me foleja.com, sjellin risi në lansimin e linjës s...
-
Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, k...
-
Kurti: Rryma u shtrenjtua në krejt Evropën, jo veç te ne, tani situata është stabile
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se rritj...
-
Rrezik për hipotermi në zonat e prekura nga temperaturat e ulëta në ShBA
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve ka lëshuar Këshilla për Mot të Ftohtë për...
-
Nënshkruhen kontrata me 220 punëtorë të rinj në KEK, Kurti flet për “shumë suksese” në sektorin energjetik
Kryeministi Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Greqi
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, është regj...