Hoti i ashpër me Muratin: Mos ma përmend emrin e mbiemrin, s’ka mbetë deputet i opozitës që s’e ke sharë e fyer
Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 16 February 2023
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar ashpër Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, të cilit i kërkoi që më asnjëherë të mos i referohet duke ia përmendur emrin apo mbiemrin sepse ndihet i fyer kur e dëgjon prej tij.
Sipas Hotit, s’ka mbetur asnjë deputet i opozitës që s’është fyer apo sharë nga Ministri Murati.
“Nuk e di a ka mbetë naj deputet i opozitës që nuk është fy e sha prej këtij ministri. Unë e lus që në diskutimet e ardhshme, mua me mu drejtu si deputeti i opozitës, deputeti i LDK’së, parafolësi. As mbiemrin, e as emrin mos ma përmend se ndjej fyerje kur del prej teje, beso. Unë po mundohem me gjet një zgjidhje, po ti nuk po lë hapësirë me të respektu as si njëri, se lërë më si ministër”, tha Hoti.
Për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, Hoti tha se Murati e ka marrë vesh kur janë gjeneruar faturat sepse s’komunikon me asnjë prej Ministrisë.
“T’I s’kominikon me njëri të gjallë në ministri, Ti kurrë s’i ke mbledh krejt drejtorët me ditë çka po ndodh aty brenda. Ti e ke marrë vesh kur kanë fillu faturat me u gjeneru. Si mundesh me dalë në foltore me thanë e pavërteta e parë, e pavërteta e dytë…”, tha Hoti
Të tjera
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...
-
Nesër varrosen tri viktimat e aksidentit në Çubrel
Nesër do të bëhet varrimi i tri viktimave nga aksidenti i djeshëm në Çubrel t...
-
Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi vizitojnë Raskovën: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Albana Haxhimustafa Murseli merr pjesë në tubimin e grave të Lipjanit: Do të vazhdoj të punoj për fuqizimin e grave
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me ...
-
Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput n...
-
Hamza: Kçiqi i Madh ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka vizituar banorët e Kç...
-
Musliu pas takimit në Çirez: Mbështetja për PDK-në ka qenë dhe është i palëkundur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Ky është personi nga familja Jashari, që u shoqërua sot në polici gjatë tubimit të VV-së
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Doni...