Pakënaqësitë me Ligjin për Pagat, 32 ankesa shkojnë te Avokati i Popullit
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 16 February 2023
Me vlerën e koeficientit që u caktua nga Qeveria, të pakënaqur kanë dalë shumë kategori, e që më pas, i janë drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit. Nga ky institucion kanë treguar numrin e ankesave dhe se prej kujt kanë ardhë ato.
32 ankesa kundër Ligjit për Pagat në sektorin publik i ka pranuar Institucioni i Avokatit të Popullit.
Në një përgjigje për Express, ky institucion ka treguar se nga kush i kanë pranuar ankesat.
“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, etj”, thuhet në përgjigje.
IAP ka thënë se janë duke i trajtuar këto ankesa dhe se janë duke e analizuar ligjin në fjalë dhe më pas do të dalin me qëndrim.
“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, ka thënë IAP për Express.
Çka ndodhë nëse Ligji përfundon në Kushtetuese?
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se e kanë proceduar Ligjin e Pagave te Avokati i Popullit më 6 janar dhe se ka kërkuar nga i njëjti që brenda kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore ta procedojë këtë ligj për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese
Gëzim Shala nga ky Institut ka folur për Gazetën Express lidhur me procedurat që vijojnë pas ankesave te Avokati i Popullit.
Sipas Shalës, Avokati i Popullit ka kompetencë që brenda gjashtë muajve që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ta procedojë të njëjtin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
E kur Ligji shkon në Kushtetuese, Shala thotë se kjo Gjykatë ka mundësi që të anulojë vetëm nene të caktuara të Ligjit të cilat konsiderohen se janë kundër kushtetuese, nëse nuk gjenë se nene të caktuara ndikojnë në tërësinë e Ligjit.
“Sipas Kushtetutës dhe Ligjit, në këtë rast, Avokati i Popullit ka kompetencë që brenda gjashtë muajve që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ta procedojë të njëjtin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Me rastin e shqyrtimit të këtij Ligji nga Gjykata Kushtetuese, kjo Gjykatë ka mundësi që të anulojë vetëm nene të caktuara të Ligjit të cilat konsiderohen se janë kundër kushtetuese, nëse nuk gjenë se nene të caktuara ndikojnë në tërësinë e Ligjit”, ka deklaruar Shala për Express.
Nga IKD vlerësojnë se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është një ligj që nuk përmbush standardet kushtetuese dhe se për këtë arsye, në këtë situatë, veprimi i Avokatit të Popullit është i domosdoshëm.
Të tjera
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...