BE: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë diskutimet për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 15 February 2023
Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje.
“Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive.
Më 2 shkurt, ai ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit.
Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.
Kurti ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian. Kurti po ashtu ka kushtëzuar themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.
Kosova dhe Serbia më 2013 dhe 2015 kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se marrëveshja e vitit 2015, nuk është plotësisht në harmoni me Kushtetutën, duke shtuar se të 23 pikat – që janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës – mund të harmonizohen.
BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova që të zbatojë marrëveshjet për Asociacionin. Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive. Por, SHBA-ja ka thënë se kundërshton “krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë”.
Ndërkaq, sa i përket një takimi eventual të nivelit të lartë në Bruksel, midis Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Stano tha se për çdo takim të ri të dialogut, BE-ja njofton “nëse dhe kur është e përshtatshme”.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi synon normalizimin e plotë të raporteve. Por, palët kanë dallime sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që në një marrëveshje finale të përfshihet njohja nga Serbia – që zyrtarët në Beograd kanë thënë se është “vijë e kuqe” për ta – ndërkaq, Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL
Të tjera
-
Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërde dhe 11 villa, Prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona në Pr...
-
Uragani “Ellen” goditi Floridan, tre të vdekur dhe shkatërrime të shumta! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Uragani Ellen zbarkoi në bregun e Floridës të enjten mbrëma si një stuhi e fu...
-
Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, Norvegjia lëshon urdhër arrest ndërkombëtar për një 39 vjeçar
Policia në Norvegji ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar ndalimi për një indian...
-
Rama takohet me presidentin Joe Biden në New York
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama është takuar ditën e...
-
Gjermania po jep 10-14 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vit, e dyta në Europë
Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u l...
-
Mbështetja amerikane kundër pushtimit rus, Biden-Zelensky takim në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Joe Biden priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Ukrai...
-
Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezë diskutimi
Instituti Demokratik i Kosovës sot do të mbajë tryezë diskutimi. KDI-ja pr...
-
Sot në Zubin Potok mbahet protesta e paralajmëruar nga qytetarët serbë
Sot është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që...
-
Trump: Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Rusisë
Ish Presidenti Donald Trump u shpreh me një gjuhë të zymtë dhe të trishtuar t...
-
Sot mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar
Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar. Ky Komision do të diskut...
-
Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesish...
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...