Donika Gërvalla kujton fitoren e para 2 viteve: Ishte historike, sot po jep frytet e saj
Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 14 February 2023
Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka kujtuar 2 vjetorin e fitores së zgjedhjeve dhe ardhjen në pushtet.
Sipas Gërvallës, fitorja e 14 shkurtit ka sjellë dhe po vazhdon të sjellë fryte.
Kryediplomatja ka thënë se Kosovën e presin ditë të mira edhe në vazhdim dhe se Qeveria Kurti nuk do të ndalet.
“Më 14 shkurt 2021, qytetarët e Republikës së Kosovës, të rinj e të moshuar, gra dhe burra, në Kosovë dhe në mërgatë, në një referendum të vërtetë me votën e tyre masive zgjodhën ndryshimin dhe votuan kundër keqqeverisjes, sidomos të dekadës së fundit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, degradimit të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, nepotizmit, punësimeve të paligjshme, degradimit të imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare, qorrsokakut të rrezikshëm në dialogun me Serbinë, eksperimenteve të rrezikshme me sovanitetin e vendit e deri tek idetë për shkëmbime territoresh dhe ndryshime kufinjsh.
Fitorja historike e 14 shkurtit 2021, më shumë sesa fitore e partive politike të koalicionit qeverisës, është meritë dhe fitore e të gjithë qytetarëve të Republikës dhe model për të gjitha vendet e rajonit.
Fitorja e 14 shkurtit 2021 ka sjellë dhe vazhdon të sjellë frytet e saj. Por njëkohësisht e dijmë që ka ende shumë për të bërë. Në ekonomi, energji, në punësim sidomos të të rinjve, arsim e shëndetësi, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë, në krijimin e një perspektive shumë më të mirë për të rinjtë dhe familjet e reja në Kosovë, në më shumë drejtësi dhe barazi për qytetarët tanë, në një përfshirje më të gjerë dhe më efektive të potencialit të mërgatës sonë në të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë, në forcimin dhe përmirësimin e diplomacisë sonë, në reformat e domosdoshme institucionale, rritjen e standarteve të demokracisë, transparencës dhe efikasitetit në qeverisjen tonë.
Sundimi i ligjit në çdo cep të vendit, sovraniteti i vendit dhe reformat e thella janë busulla e fitores së madhe të 14 shkurtit 2021. Mbetet të vazhdojmë të punojmë çdo ditë, me vullnet dhe përkushtim, guxim dhe besnikëri për realizimin e premtimit të 14 shkurtit për një Kosovë më demokratike të të gjithë qytetarëve të saj. Hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë, edhe shumë të tjerë do të pasojnë” shkruan Gërvalla në postim.
Të tjera
-
Blair i shkruan Kurtit: “E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mik...
-
Ekspl*ozivë, ar*më e municione – Sveçla tregon se çka u konfiskua sot në veri
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatim...
-
Bastisja në Veri pas informatave nga AKI, Policia: Arma*timi ishte i fshehur nga pjestarë të grupit terr*orist të Banjskës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten ka konfiskuar sasi të armatimit...
-
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën
Flamuri i Kosovës është vendosur në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse...
-
17 vjet burgim për vras*ësin e Shqiponja Isufit
Gjykata e Qarkut të Badenit në Zvicër ka vendosur që të dënojë me 17 vjet bur...
-
Kryeziu: Njëherë paqe me Serbinë, pastaj njohje reciproke
Ish-gjykatësi në Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerësoi se lidhur me njohje...
-
Arrestohen tre të dyshuar, konfiskohet një ar*më e 17 fish*ekë në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, nën dyshimet për përdorim dhe mba...
-
Mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve serbë – me pasoja për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës
jë raport i publikuar të premten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ...
-
Ky është pronari i shtëpisë ku u gjet arm*atimi sot në veri
Sasi e madhe armatimi është gjetur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës. B...
-
Gjenden ar*më në veri, policia me konferencë të jashtëzakonshme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka gjetur dhe konfiskuar armë në ve...
-
Kuçi reagon pas padisë që ia bëri Konjufca, e quan “ekspert për shpifje e manipulim”
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngritur padi për shpifje ndaj anëtares së ...
-
Vetaksident në autostradën Lipjan – Prishtinë, lëndohet një person
Një vetaksident ka ndodhur në autostradën Lipjan – Prishtinë, ku një person k...