Lajme

16 vjeçari nxirret nga rrënojat pas 119 orëve, kishte veshur fanellën e Fenerbahçe që do të luante të nesërmen

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 11 February 2023

Në Kahramanmaras 16-vjeçari Kamilcan u nxor nga rrënojat 119 orë pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Në momentin kur u nxor ai kishte të veshur bluzën e klubit të preferuar të futbollit.

Ai e kishte të veshur bluzën e klubit “Fenerbahçe” natën sepse të nesërmen ekipi kishte një ndeshje. Imazhet që u publikuan qarkulluan nëpër rrjetet sociale nëpër Turqi duke tërhequr edhe vëmendjen e ekipit.

“Sonte, në orën e 119-të, kemi lot në sy, ne pamë mrekulli edhe një herë! Kemi ende shumë ndeshje në vijim, po të presim Kamilcan”, ka shkruar klubi i futbollit në dedikim për adoleshentin, raportoi Cumhuriyet.

-Advertisement-

Tërmetet në Turqi dhe Siri kanë shkaktuar katastrofë në të dyja vendet. Në Turqi 10 provinca janë prekur rëndë. Pesë ditë pas tërmeteve, janë regjistruar mbi 24,000 viktima në të dyja vendet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera