Lajme

E mitura në Lipjan denoncon shokun e klasës: Më përqafoi dhe puthi me zor

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 10 February 2023

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë në gjimnazin ‘Ulpiana’ në Lipjan, ku viktimë është një nxënëse.

E mitura ka denoncuar rastin tre muaj më pas, ku ka deklaruar se shoku i saj i klasës e kishte përqafuar dhe puthur pa dëshirën e saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku para hetueseve ka mohuar ta ketë puthur viktimën dhe sipas tij vetëm e ka përqafuar. Deklaratën e tij ai ka pohuar se mund ta vërtetojnë edhe shokët tjerë të klasës që kanë qenë të pranishëm, mirëpo këta të fundit pasi janë intervistuar në cilësinë në dëshmitarëve, kanë mohuar të kenë parë se çfarë ka ndodhur.

-Advertisement-

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Sulm seksual’./Sinjali

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera