“E pranojmë propozimin europian”, a ia tha Kurti Lajçakut atë që ia kërkuan amerikanët?
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 06 February 2023
Kryeministri Albin Kurti është kujdesur sot të çojë një mesazh në Twitter pas takimit me emisarin e BE’së Miroslav Lajcak. “E pranojmë propozimin europian për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë” shkroi Kurti duke e vazhduar fjalinë “dhe e konsiderojmë bazë të mirë për diskutim të mëtejmë dhe si një platformë solide për të ecur përpara”.
Nuk dihet nëse diplomatët perëndimorë të angazhuar për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do ta trajtojnë këtë si pranim të Kurtit dhe ta cilësojnë si një sjellje konstruktive të kryeministrit Kosovar ndaj propozimit të tyre edhe pse kryeministri e theksoi fort “pranimin” e planit.
Në fakt, Perëndimi dhe emisarët e tij nuk janë shprehur ende as rreth 6 kushteve të Kurtit për Asociacionin të cilin edhe ata e kanë kusht për të ecur tutje.
Emisari Miroslav Lajcak pas takimit që pati me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin e tij të hënën në Prishtinë nuk tha se Kurti e ka pranuar planin, ndërkohë që sa i përket 6 kushteve theksoi se BE ka qëndrim por s’e bëri publik.
As ambasadori amerikan Jeff Hovenier nuk ka folur rreth lëvizjes së Kurtit që e bëri javën që shkoi në parlamentin e Kosovës duke i shpallur 6 kushte për pranimin e Asociacionit e as për formulimin “e pranojmë planin”.
Të hënën, në fakt kishte aktivitet të shtuar diplomatik. Kurti takoi diplomatët e akredituar në Kosovës të cilët i njoftoi për kushtet e tij. Aty nuk iu referua Asociacionit me emër.
“Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013” njoftoi zyra e Kryeministrit.
Një prej kushteve të Kurtit kërkon që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ta ndryshojë emërtimin.
Pala serbe i ka thënë po në parim planit europian, por Vuçiq ka thënë se së pari duhet krijohet Asociacioni.
Por, Kurti nuk pajtohet me këtë. Ai thotë se Asociacioni mund të hyjë në fuqi vetëm pas njohjes reciproke mes dy vendeve. Sido që të jetë, plani europian ose franko gjerman siç u njoh fillimisht nuk e përmban njohjen.
Shetet e Bashkuara të Amerikë i kishin kërkuar ta Kurtit ta pranojë planin gjatë një telefonate me 24 janar.
Këshilltari special Derek Chollet i sapokthyer nga udhëtimi në Ballkan i kishte kërkuar Kurtit që Kosova ta pranojë propozimin.
“Komunikova me kryeminsitrin Albin Kurti për të disktuar rreth propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe që ta nxis Kosovë për ta pranuar atë”, kishte shkruar Chollet në Twitter.
Por, Kurti nuk kishte thënë diçka të re. Asokohe u raportua se Kryeministri ka kërkuar garanci për qëndrimin e pesë vendeve të BE’së për njohjen e Kosovës, për çka emisari Miroslav Lajcak menjëherë kishte pasur takime me përfaqësues të këtyre shteteve.
Por, edhe pse të hënën u kujdes që Kurti ta potencojë “pranimin” e planit europian duke ia thënë atë përfaqësuesit të BE’së, mbetet të shihet si do ta vlerësojnë atë emisarët.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq me pranimin në parim të planit kishte arritur të marrë lëvdata nga ndërmjetësit duke i vlerësuar rolin “konstruktiv”.
Të tjera
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...
-
Deputetja Krasniqi: Kurti dhe Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë ...
-
Mjeku serb flet për gjendjen e Rakiq pasi e rrahën: Ia thyen krahun, ka shumë qepje në kokë
Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, raportohet të ketë pësuar lëndime t...
-
Skenari i Joseph: “Game Over” nëse Kosova hyn në NATO, s’do t’i vlenin më strategjitë Serbisë
Profesori amerikan, Edward Joseph, në një fjalim të mbajtur në Perason Instit...
-
Ambasadori gjerman ngjet majën e Moknës: Një tjetër shëtitje e paharrueshme, patëm fat me motin
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuento...