Vuçiq sot doli me një plan 10 pikësh
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/vucko-600x3601-1.jpeg)
Autori: Gazeta inFokus
18:27 | 02 February 2023
Në Serbi është duke u zhvilluar seanca e veçantë e Kuvendit të Serbisë, që e ka në agjendë raportin për negociatat me Kosovën për periudhën 1 shtator – 15 janar. Aty po merr pjesë edhe presidenti i këij shteti Aleksandar Vuçiq. Ai ka prezantuar një plan prej dhjetë pikash për politikën e Serbisë siç thuhet për “periudhën e ardhshme”. Vuçiq ka folur edhe për planin franko-gjerman duke thënë se pika 4 e tij ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, është më e vështira.
Ky është plani i Vuçiq sipas mediave serbe ku Kosovës i referohen si “Kosovë e Metohi”
Pika 1: Politika jonë do të jetë ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Me çdo mjet dhe me çdo kusht do të përmbahemi dhe s’do t’i përgjigjemi provokimeve nëse nuk kërcënohet jeta dhe prona e njerëzve, sepse paqja dhe stabiliteti nuk janë sllogane, është diçka që sjell jetë në Serbi, e cila na lejon të ruajmë mbijetesën biologjike të popullit tonë.
Pika 2: Këmbëngulja në formimin e AKS’së, e cila duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Kosovë dhe Metohi, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë.
Pika 3: Siguri për serbët në Kosovë dhe Metohi, që askush të mos shqetësohet kur fëmija dërgohet në shkollë, sepse ka emër dhe mbiemër serb.
Pika 4: Jetë më e mirë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi
Pika 5: Të diskutohet dhe negociohet për të gjitha temat që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet kyçe lidhur me bashkëpunimin e serbëve dhe shqiptarëve se në çfarë mënyre përfaqësohen ata në ndonjë organ.
Pika 6: Ruajtja e interesave tona jetike shtetërore dhe kombëtare, ruajtja e vendimmarrjes sonë të pavarur, që askush të mos na ndërhyjë, të mos shkojmë në Uashington, Moskë apo Bruksel për të marrë mendim, që vendimet merren vetëm në Serbi, duke respektuar Kushtetutën e Serbisë.
Pika 7: Interesi ynë jetik është të qëndrojmë në rrugën evropiane sepse rruga evropiane nënkupton investime dhe standarde, paga dhe pensione.
Pika 8: Rritja e Serbisë, energjia, ushqimi dhe ushtria, ku ushqimi është shumë i rëndësishëm, ushtria duhet të jetë dy-tre herë më e fortë se sot, sepse e ka ruajtur popullin tonë në Kosovë e Metohi. Ne kemi nevojë për zhvillimin e shëndetësisë, në të cilën duhet të investojmë më shumë.
Pika 9: Vazhdimi i bisedimeve, nuk i ndalim bisedimet, sepse do të ishim plotësisht të izoluar, askush nuk do të fliste me ne dhe nuk mund të funksionojmë vetë në botën moderne.
Pika 10: Pavarësisht të gjitha krizave, pagat do të rriten, do të arrijmë në disa vende të BE-së dhe kjo do t’i kthejë njerëzit në Serbi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/sami1.jpg)
Të tjera
-
Delegacioni amerikan dhe ai rus në tavolinë, kush po merr pjesë në bisedime
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia diskutojnë për luftën në Ukrainë, n...
-
Nis takimi ShBA – Rusi në Arabinë Saudite
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të martën takimin e ni...
-
Shqipëria emëroi zëvendësministre të Mbrojtjes, Blerina Abrazhdën me prejardhje nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar Blerina Abrazhdën me prejardhj...
-
Osmani ndan sot Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot nga ora 1...
-
Sot mbahet konferenca mbi të ardhmen e raporteve SHBA-Kosovë
Konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomaci...
-
Vazhdon sot numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 19 qendra
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën do të vazhdojë numëri...
-
DASH publikon raportin për Shqipërinë: Të shtohen hetimet për korrupsionin
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën ndaj narkoti...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Mot i ftohtë sot, temperaturat deri në -6 gradë
Ditën e martë mbetet ende mot i ftohtë. Do të dominojnë më shumë vransirat, p...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Mund ...
-
Tetë të plágosur pas përplasjes së një aeroplani në pistë në Toronto
Një aeroplan është përplasur dhe më pas si duket është rrokullisur në Aeropor...
-
17 vjet shtet – mesazh urimi për Osmanin vjen edhe nga Austria
Një mesazh urimi për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për presid...