Vitia: Si mjek e ministër do të doja paga më të larta për stafin shëndetësor
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 02 February 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se koeficienti i ri më së miri ka adresuar dhe rritur nivelin e rrogave te personeli shëndetësor, ndonëse ka shtuar se si mjek dhe i pari i këtij dikasteri do të donte paga edhe më të larta.
Në konferencën për media pas vizitës në Ferizaj, Vitia tha po ashtu se krahas koeficientit të ri do të ketë edhe shtesa për personelin shëndetësor që punon vetëm në sektorin publik, si dhe shtesa të tjera si ajo e rrezikshmërisë në vendin e punës.
Ai ka lënë të nënkuptohet se për të gjitha këto do të diskutojnë me Federatën Sindikaliste të Shëndetësisë, për të cilën tha se nuk është e interesuar për greva.
“Koeficienti i ri më së miri e ka adresuar dhe ka rritur nivelin e rrogave të personeli shëndetësor. Nëse më pyesni mua si mjek dhe ministër i Shëndetësisë, kisha dashur të ishin akoma më të larta. Mirëpo kjo kategori ka përfituar pagat më të larta nga ky koeficient. Në anën tjetër, jemi të përkushtuar që përveç përmirësimit të kushteve, që janë edhe në aspektin infrastrukturor por edhe në mjetet e reja të punës, që të kemi temë bisedimi edhe incentiva tjera për krijimin e kushteve më të mira për punëtorët shëndetësorë. Është në tavolinë dhe tani shumë shpejt do të procedojmë. Për personelin shëndetësor, të cilët zgjedhin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të ketë shtesa. Natyrisht, do të ketë edhe shtesa të tjera që kanë të bëjnë me rrezikshmërinë në vendin e punës dhe tjera, të cilat ne do t’i diskutojmë në mënyrën më të sinqertë me Federatën Sindikale të Shëndetësisë, me të cilën nga takimi që kam pasur, nuk janë fare të interesuar të hyjnë në grevë”, tha Vitia, raporton KP.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë. Policia ...
-
Togeri i FSK-së merr çmimin ‘Honor Graduate’ në SHBA
Toger Arbnor Haxhani ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Ofi...
-
Vrạsje në tentativë në Podujevë
Janë arrestuar tre burra në Podujevë pasi pas një mosmarrëveshje mes veti kan...
-
Goran Rakiq del para gjykatës
Politikani serb nga Kosova Goran Rakiq ka dalë sot para Gjykatës Themelore në...
-
Lajçaku takohet edhe me komunitetin ndërkombëtar, informohet për punën në terren
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis...
-
Haliti i bindur: Kurti do t’i humbas zgjedhjet, fronti opozitar akoma s’është i bashkuar
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është shprehur i bindur se kryeministri Alb...
-
Fundoset një anije që u sulmua nga rebelët Huthi në Detin e Kuq
Një anije transportuese u fundos në Detin e Kuq, pas një sulmi nga rebelët je...
-
Nxehtësi ekstreme në SHBA, lëshohet paralajmërimi
Më shumë se 70 milionë amerikanë, po jetojnë nën alarmin e nxehtësisë eks...
-
Analistët: Zgjedhjet në BE, rezultatet paralajmërim negativ për integrimin evropian, dialogun Kosovë-Serbi
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që nxorën në pah një ndikim të rritur të ...
-
Temperatura ekstreme 50 gradë C, mbi 550 pelegrinë ndërrojnë jetë në Mekë
Mbi 550 pelegrinë kanë vdekur gjatë Haxhit, pasi temperaturat përvëluese kapl...
-
“Ma jep një ilaç për ankth”, kërkesa për blerjen e anti-depresantëve në rritje
Paralelisht me rritjen e numrit të pacientëve të prekur nga ç’rregullimet men...
-
Kurti: Viktimat e dhun*ës seksu*ale në luf*të të thyejnë heshtjen, angazhohemi për drejtësi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka inkurajuar vikt...