Lajme

“E publikove pa dijeninë e tim ati”, Blushi i përgjigjet vajzës së Ismail Kadaresë

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 01 February 2023

Publicisti i njohur shqiptar Ben Blushi ditë më parë ka bërë publike një bisedë që kishte zhvilluar me shkrimtarin me renome ndërkombëtare, Ismai Kadare. Për një gjë të tillë ka reaguar vajza e Ismail Kadaresë, Besiana, duke e akuzuar Blushin se atë bisedë e ka bërë publike pa miratimin dhe pa dijeninë e vetë Kadaresë.

Përveç kësaj, Besiana Kadare ka thënë se diçka e tillë është bërë praktikë meqë sipas saj njerëzit shpresojnë për publicitet duke shfrytëzuar figurën e Ismail Kadaresë.

“Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë “interviste”, pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura. Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm. Fatkeqësisht është bere praktike tashme qe gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma te ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke pasur parasysh moshën e thyer te tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane”, ka shkruar Besiana Kadare.

-Advertisement-

Pas kësaj deklarate të saj, ka reaguar vetë Ben Blushi duke thënë se bisedën e ka shfrytëzuar pasi ka marrë miratimin e vetë Kadaresë. Madje thotë se librin që kishte përfshirë edhe intervistën ia kishte dërguar vetë Kadaresë për ta lexuar dhe se më pas kishte marrë lëvdata nga vetë Kadare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera