Facebook, platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 31 January 2023
Rrjetet sociale janë shndërruar pjesë e përditshmërisë në gjithë botën. Vlerësuar nga raportet e ndryshme ndërkombëtare, ku më shumë se gjysma e popullsisë globale përdor median sociale (58,4%, e barabartë me 4,62 miliardë njerëz) është i dukshëm ndikimi që rrjetet sociale kanë tek individi.
Shpeshherë ato që paraqiten në rrjetet sociale, na i formësojnë qëndrimet, opinionet dhe sjelljet tona karshi ngjarjeve të caktuara.
Nga këtu vjen edhe beteja ndërmjet platformave të ndryshme të rrjeteve sociale, se cili nga ata e kanë pushtuar më së shumti tregun e përdoruesve.
Një analizë e uebfaqes së internetit Stat Counter mbi rrjetet sociale ka vënë në pah se Facebook mban epitetin e platformës më të përdorur në vendet e rajonit.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me të njëjtën platformë
Duke iu referuar raportit të Stat Counter mund të shihet qartë se që nga viti 2021 e deri në fund të vitit 2022 qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i kanë qëndruar besnik platformës së Facebookut, madje duke e rritur përqindjen e përdorimit të saj.
Në fund të vitit 2022 në Shqipëri 96.96 për qind e popullsisë kanë shfrytëzuar Facebookun, për dallim nga viti 2021 ku kjo përqindje ishte 92.25.
Në përjashtim të muajit prill ku kishte një rënie të përdorimit të Facebookut në 55 për qind, gjatë tërë vitit në Shqipëri kjo përqindje ka qenë mbi 92, ndërsa platformat e tjera si Instagrami, Twitteri ose YouTube kanë një përqindje simbolike.
Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut shënoi të njëjtën përqindje si në vitin 2021, ashtu edhe në fund të vitit 2022, pra 96.96 për qind e popullsisë e shfrytëzojnë Facebookun si platformë kryesore të rrjeteve sociale.
Serbët, jo mbi 90 për qind
Qytetarët në Serbi dalëngadalë kanë filluar të hyjnë edhe në rrjetet e tjera sociale, përveç Facebook-ut.
Nëse në fund të vitit 2021 kishim 96 për qind të përdoruesve të Facebookut, kjo përqindje ka rënë në 84.72.
Pjesa tjetër e popullsisë shfrytëzon Instagram-in me 6.96 për qind, Twitter-in 3.53 për qind dhe YouTube me 1.12 për qind.
BeH dhe Mali i Zi reterojnë më së shumti
Boshnjakët e Bosnjë e Hercegovinës në vitin 2021 ishin populli që më së shumti e shfrytëzonin platformën e Facebookut nga të gjitha vendet e rajonit me 98.07 për qind, ndërsa kjo përqindje tani është zvogëluar më së shumti dhe është 72.41 për qind.
Të tjerët janë përdorues të Instagram-it 11.37 për qind, Twitter-it 6.11 për qind dhe YouTube 3.36 për qind.
Malazezët po ashtu janë ndër popujt që kanë reteruar nga përdorimi i Facebook-ut nga viti në vit.
Për dallim nga viti 2021 ku 96.15 për qind ishin përdorues të Facebook-ut, në fund të vitit 2022 kjo për qind ishte 77.19, pra ndryshim prej afër 20 për qind.
Në Instagram e kalojnë kohën e tyre 11.47 për qind, Twitter 4.43 për qind, Pinterest 4 për qind, YouTube 1.57 për qind dhe të tjera.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...