Zelensky mirëpret dërgesën e tankeve polake në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 27 January 2023
Polonia do të furnizojë Kievin me 60 tanke shtesë për mbrojtje kundër agresionit rus. Ky veprim i Varshavës u mirëprit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Faleminderit Polonisë për vendimin e rëndësishëm për të dërguar 60 tanke në Ukrainë – 30 prej të cilave janë të famshmet PT-91 Twardy, së bashku me 14 Leopardë”, shkroi Zelensky në Twitter, më 27 janar.
Siç u bë e njohur në fillim të kësaj jave, Ukrainës i janë premtuar gjithashtu tanke luftarake nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi për dorëzimin e tankeve më 26 janar, në një intervistë për CTV News kanadeze.
“Aktualisht jemi gati të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej të cilëve janë PT-91. Ndërkaq, në krye të kësaj edhe 14 tanke Leopard 2”, tha ai.
Ai shtoi se Polonia, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, “ka dërguar 250 tanke… ose edhe më shumë”.
Tanket që Polonia tashmë ka dërguar, janë kryesisht të modelit sovjetik T-72, në krahasim me të cilin , modeli PT-91 është një version i modernizuar.
Pas disa javësh debate diplomatike, SHBA-ja dhe Gjermania njoftuan, më 25 janar, për dërgimin e tankeve të tyre të rënda Abrams dhe Leopard në Ukrainë. Ky hap shihet si një përparim në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Gjithashtu, Gjermania lejoi vendet e tjera të dërgonin në Ukrainë tanke Leopard të prodhimit gjerman.
Komandantët ushtarakë ukrainas thanë se armët do të ndihmonin kundërofensivat dhe do të reduktonin numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë në luftë.
Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.
Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.
Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel
Të tjera
-
Sulm i armatosur drejt zyrave të fushatës së Kamala Harris, zbulohen detajet nga ngjarja në mesnatë
Të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë shënuar drejt zyrës së fushatës zgj...
-
Reagon deputeti Bajqinovci pasi dikush ia dọgji vilen në bjeshkë, shpreson që hetimet ta zbardhin të vërtetën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas rastit të...
-
Nëna i raporton djemtë për posedim të thikạvẹ
Të martën një nënë i ka raportuar në polici dy djemtë e saj për posedim të th...
-
“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, shkeli rëndë detyrat e punës
Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot është larguar përkohësisht nga...
-
Aksident mes dy veturave tek “Menza e Studentëve” në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në mes të dy veturave tek “...
-
Nis gjykimi për tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim për sụlmin në Banjskë
Sot është duke u mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sul...
-
Hoxhaj: Fitoren historike të Policisë së Kosovës në Banjskë, diplomacia e vendit e shndërroi në izolim e sanksione
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se fitoren historike të Policis...
-
Julian Assange do të flasë për herë të parë në Këshillin e Europës
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange pritet të flasë para Këshillit të Euro...
-
Osmani falënderon Bidenin për pjesëmarrjen e saj në Samitin Global kundër Drọgạve Sintentetike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin amerikan, Jo...
-
Inteligjenca e informon Trumpin që Irani po synon ta vrạṣë
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ë...
-
Zhduket një person në Gjilan
Një grua ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është ...
-
Sụlmi në Banjskë, mbërrijnë në gjykatë të dyshuarit
Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist ...