Këshilli i BE-së vazhdoi për gjashtë muaj serinë e sanksioneve ndaj Rusisë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/01/reuterss.png)
Autori: Gazeta inFokus
16:25 | 27 January 2023
Këshilli i Bashkimit Evropian , më 27 janar, vazhdoi ruse edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.
Sanksionet, të cilat u vendosën për herë të parë në vitin 2014, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë, janë zgjeruar ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, thuhet në një deklaratë të Këshillit të BE-së.
Sanksionet përfshijnë kufizime në tregti, financa, teknologji, industri, transport dhe mallra luksoze; ndalimin e importit ose transportit nga deti të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian; anulimin e rrjetit të transaksioneve SWIFT për disa banka ruse; si dhe pezullimin e transmetimeve të përmbajtjeve të caktuara nga Rusia.
Në njoftim thuhet se përveç sanksioneve ekonomike ndaj Federatës Ruse, BE-ja ka lloje të ndryshme të masave, si përgjigje ndaj veprimeve destabilizuese të Rusisë kundër Ukrainës.
Këto përfshijnë: kufizime në marrëdhëniet ekonomike me Krimenë e aneksuar jolegalisht dhe me qytetin e Sevastopolit, si dhe me rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut që nuk janë nën kontrollin e qeverisë; masa kufizuese individuale (ngrirja e aseteve dhe kufizimet e udhëtimit) për një listë të gjerë individësh dhe subjektesh, si dhe masa diplomatike.
Që nga 24 shkurti, BE-ja ka miratuar një varg pakosh të ashpra sanksionesh, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
“E përballur me luftën agresore ruse, BE-ja qëndron në mënyrë të vendosur pranë Ukrainës dhe popullit të saj dhe është e palëkundur në mbështetjen e saj për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në deklaratë./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot-2023-06-05-115735.png)
Të tjera
-
KFOR-i mban trajnim për kontrollin e trạzirave dhe turmave
Njësia e Specializuar e KFOR-it ka mbajtur në Prishtinë një trajnim për kontr...
-
Në ditën e vendimit, sëmuret Safet Gjici – Prokuroria kërkon dënimin e tij me 4.6 vite burg
Këtë të hënë Gjykata e Apelit të posaçëm do të shpallë vendimin për ish-kryet...
-
Hungaria merr presidencën e BE, Orban prezanton programin
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha për mediat gjermane se dëshiron ta ven...
-
Dodik ofendon boshnjakët: Zotërinj, boshnjaku mund të jetë tenxhere, ndoshta kafe
Në sesionin e Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur “Krug 99” dje u njoftua m...
-
Pavarësia e gjyqësorit diskutohet në konferencën e kryetarëve të Gjykatave Supreme
Për herë të parë në Kosovë po mbahet konferenca e 14-të e kryetarëve të Gjyka...
-
Vulin e promovon BRICS-in në Serbi, thotë se ky bllok është adekuat pasi nuk e kërkon njohjen e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka theksuar se BRICS është ...
-
Një person gjendet pa shenja jete në një veturë në Sllatinë
Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Sllatinë. Zëdh...
-
“83% e viktimave ishin të paautorizuar për të kryer haxhin”, Arabia Saudite: Numri i vdẹkjeve arriti në 1,301
Arabia Saudite tha të dielën se më shumë se 1,300 njerëz vdiqën në pelegrinaz...
-
Breshri shkakton dëme të mëdha bujqësore në Komunën e Obiliqit
Moti i ligë dhe me shi gjatë ditës së diel ka shkaktuar dëme në komunën e Obi...
-
U aksidentua para disa javësh me motoçikletë, vdẹs zyrtari policor
Ka vdekur zyrtari policor D.O, i cili ishte aksidentuar me motoçikletë para d...
-
Bajqinovci ironizon me Ramën pas vërshimeve në Prishtinë: Ja paska ndërruar destinacionin liqenit
Pas reshjeve të shumta të shiut mbrëmë në Prishtinë u bllokuan shumë rrugë, p...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet seanca e ardhme plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në mbledhje të rregullt, për të pë...