Qeveria: Nuk kemi pranuar kërkesë zyrtare të Lajçakut për takim me Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 25 January 2023
Qeveria e Kosovës tha se nuk ka asnjë kërkesë për një takim mes të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak mbrëmjen e 25 janarit pritet të qëndrojë në Prishtinë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet në Bruksel.
“Për agjendën e zotit Lajçak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me zotin Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, u tha në një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit Kurti.
Për këtë vizitë të Lajçakut ende nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se edhe këtë vizitë duhet parë si vazhdim të përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak, por edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, publikisht kanë mirëpritur qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa i përket propozimit evropian, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman. Kjo gjë lë përshtypjen se tani duhet të punohet më shumë edhe me përfaqësuesit e Kosovës.
Më 23 janar, Vuçiq deklaroi se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë.
Vizita e së mërkurës vjen disa ditë pasi Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët për politikë të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë dhe të Italisë.
Për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja, Borrell ka diskutuar para ministrave të Jashtëm të bllokut gjatë 23 janarit./REL/
Të tjera
-
Biden do t’i kërkojë Trumpit të vazhdojë ndihmat për Ukrainën
Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së...
-
Hoxhaj: Në vend të keqpërdorimeve për fushatë, Qeveria Kurti duhej t’i prezantonte prioritetet e Kosovës në ShBA
Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka thënë se në vend të keqpërdorimit të mi...
-
Drenasi kampion i transparencës buxhetore, Lladrovci: Ja kemi marrë dorën punës së mirë
Drenasi është “shpallur” kampion i transparencës buxhetore. Të paktën, kës...
-
Shqipëri, shqetësim në rritje për paditë SLAPP ndaj gazetarëve
Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile po shtojnë presionin ...
-
“Rrehja shpinën, kapja votën”, Molliqaj reagon për deklaratat e Kurtit se patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e...
-
Kelmendi: LDK vendosi standard të lartë me kandidatët nga Prishtina, ta bëjnë edhe partitë e tjera që të mos kemi sharlatanë në Kuvend
Gazetari Adriatik Kelmendi vlerëson se LDK ka vendosur standard shumë të lart...
-
Presidenca përmbledh takimet e Osmanit në Budapest me takimet më të rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë dhe përfaqësoi vendin në Samit...
-
Haradinaj u premton veteranëve krijimin e ministrisë për UÇK-në
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush...
-
Latifi: Kandidatët për kryeministër të zhvillojnë tri debate publike për ta ditur qytetarët nëse kanë ide apo vetëm retorikë boshe
Analisti Blerim Latifi po kërkon që të organizohen tri debate publike mes kan...
-
Kështu e uron Memli Krasniqi nënën e tij për ditëlindje
Sot është ditë e veçantë për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, pasi nëna e...
-
Sveçla: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze
3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe m...
-
Kurti u thotë mërgimtarëve në Frankfurt se patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka thënë mërgimtarëve në Frankfurt gj...