Hasani flet për skenarin kundër Thaçit para se të shkonte në Hagë: Diktohej nga jashtë
Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 24 January 2023
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se ideja për shkëmbim territorial mes Kosovës e Serbisë, ishte një skenar që diktohej nga jashtë.
Hasani theksoi se nuk mund të ndodhë shkëmbim territorial në Ballkan pa pasur efekte domino.
“Atëherë u futën siç e dini krejt mekanizmat përfshirë edhe në Mitrovicë. Atje kryetari i komunës gjoja për bashkimin e Mitrovicës. Ai ishte një skenar që diktohej nga jashtë përmes zëdhënësve të Edi Ramës në Kosovë, që paguhen për atë punë ata dmth marrin rrogë. Çështja e ndryshimit të kufijve nuk mund të ndodhë në Ballkan pa implikacione tërësisht, do të thotë në mënyrë zingjirore dhe ajo është shtylla kryesore që stabiliteti, ABC-ja e stabilitetit në Ballkan nën ombrellën euroatlantike bazohet në parimin e mosndryshimit të kufijve”, tha ai më Tëvë.
Teksa sipas Hasanit, ky ka qenë një skenar kundër presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilën ai tha se para se të shkonte në Hagë pas ftesës nga Gjykata Speciale ishte personi më i delegjitimuar në Ballkan.
“Dhe tash ajo ishte një lojë që bëhej, e që kam qenë i bindur për ta komprometuar Hashimin që kur të shkon në Hagë ajo që dihej. Do të thotë se atë edhe qobanët e kanë ditë që Haga për ata është themeluar që do i thërrasin ditëve në vijim që … që thojnë mos t’ju dhimbet askujt. Prej qiellit shihej, dtth në atë kohën kur ka shku ai ka qenë, unë besoj, njeri më i delegjitimuar në Ballkan, dhe ajo ishte krejt rezultat i kësaj loje fiktive, se nuk ishte reale ajo punë dhe pastaj normal del pala tjetër dhe thotë unë e pengova tash kjo është reflektu në marrëveshjen franko – gjermane. Medemek ruhet integriteti dhe territorialiteti i palëve, por kjo meqenëse është marrëveshje dypalëshe ajo nuk mund të interpretohet vetëm siç thu ti as gjuhësisht as përmbajtësish, sepse pala tjetër është bërë gjithashtu me akomodu interesat e Vuçiqit për Serbi”, shtoi ai.
Të tjera
-
Progres i qëndrueshëm në mbrojtjen e mjedisit
Pavarësisht përballjes me sfidat në mbrojtjen e mjedisit mes përpjekjeve për ...
-
Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e D...
-
Xhafer Gashi: Takim madhështor në Greme të Ferizajt, besimi në LDK-në po rritet
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...
-
Lendita Bekteshi në Greme të Ferizajt: LDK po rikthehet fuqishëm
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Le...
-
Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Klinës, pesë të lënduar
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku u përfs...
-
Musliu: Gratë e Kosovës mbështesin fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur mbë...
-
Shahin Dervishaj viziton bizneset lokale në Skenderaj: Gëzohem që Skenderaj po zhvillohet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Gratë janë forca e ndryshimit për një të ardhme më të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Tahiri: Kjo qeveri, përveç që nuk ka ndërtuar shkolla e çerdhe, ka dështuar edhe t’i rregullojë tualetet e tyre
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik ...
-
Haradinaj tregon mesazhin që po e merr kudo në Kosovë
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj,...
-
Hamza: Nën qeverisjen time, fshatrat e Rugovës i bëjmë më atraktivë për turistët
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se në...
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeminis...