Mehaj: Viti 2023 do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë
Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 22 January 2023
Armend Mehaj, ministri i Mbrojtjes, ka thënë se viti 2023 do ta jetë viti i fuqizimit të ushtrisë.
Zyra e kryeministrit ka organizuar një punëtori ku është kërkuar nga minsitrat të prezantojnë të arriturat e tyre si dhe synimet.
“Në një punëtori të përbashkët me ministrat dhe kabinetet qeveritare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, prezantova të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë vitit 2022, por gjithashtu dhe planet për vitin 2023, vit ky shumë i rëndësishëm në aspektin e miratimit të Strategjisë së Mbrojtjes, konceptit të rezervës, zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere por dhe realizimit të projekteve të shumta kapitale, të cilat do t’i kontribuojnë organizimit të përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelet më të larta profesionale”.
“Viti 2023, do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë, investimit jo vetëm në pajisje por dhe në ngritjen e përgatitjes profesionale të ushtarakëve tanë, të cilët do t’i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend dhe rajon por edhe më gjerë, si forcë e një vendi, anëtare e NATO-s, në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...