Video për Ivanoviqin, LVV: Qëndrimi i Kurtit nuk ka ndryshuar për të
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 17 January 2023
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se kryetari i kësaj partie dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, s’ka ndërruar qëndrim për sa i përket ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Manxhuka tha se ajo çka Kurti ka bërë tash është kundërthënia e brendshme në Serbi, dhe siç thotë ai, vrasja potenciale e dikujt që sipas tij, praktikisht ka pasur shumë të tregojë për Serbinë, krimet në veri e bashkëpunimin me disa shqiptarë.
“Është interesante dhe po aq qesharake kur sheh disa mediume tek nxjerrin deklarime se si Albin Kurti ka thënë dikur se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte duke e krahasuar me deklaratën e djeshme”, ka shkruar Manxhuka.
Tutje, ai tha se komunikata e VV-së ndaj dënimit të Ivanoviqit nuk është në kundërshtim me videon e djeshme të publikuar nga ana e qeverisë, por sipas tij, është avancim i asaj çka kjo parti ka deklaruar.
Kujtojmë se dje, kryeministri i vendit, Albin Kurti, me anë të një video në 5-vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka thënë se ai “ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.
Të tjera
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...