Lajme

Rrëzimi i avionit në Nepal: Nuk ka gjasa të ketë të mbijetuar, thotë policia

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 16 January 2023

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nga fatkeqësia më e rëndë ajrore e Nepalit në dekada janë duke u zbehur, thotë policia.

“Nuk ka gjasa të ketë ndonjë të mbijetuar”, tha zëdhënësi Tek Prasad Rai për BBC.

Të paktën 68 persona humbën jetën kur një fluturim nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokharas u rrëzua dhe mori flakë të dielën në mëngjes.

-Advertisement-

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen.

Pamjet e telefonit celular treguan se avioni i Yeti Airlines po rrotullohej ndërsa i afrohej aeroportit. Më pas u përplas në tokë në grykën e lumit Seti, pak më shumë se një kilometër nga aeroporti.

Në bordin e fluturimit ishin 72 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Të hënën rreth 300 shpëtimtarë rifilluan kërkimin e tyre, transmeton Klankosova.tv

Kryeministri i Nepalit ka shpallur të hënën ditë zie kombëtare dhe qeveria ngriti një panel për të hetuar shkakun e katastrofës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera